A po "frenohen" pritjet për rreth 14 milionë të huaj? Ngadalësohet rritja e hyrjeve në Korrik të këtij viti
Shifrat e lëvizjes së shtetasve për muajin Korrik të këtij viti flasin për rreth 1.8 milionë shtetas të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar. Krahasuar me një vit më parë, ky tregues u rrit me 2.7%. Edhe pse norma e rritjes duket se është ngadalësuar në muajin Korrik të këtij viti, sërish vërehet rekord krahasuar me të njejtin muajn të viteve të kaluara. Sipas të dhënave rezultojnë të kenë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë mbi 2.6 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe ky tregues ka shënaur një rritje me 2.7%, krahasuar me Korrikun e vitit 2023.
Por çfarë thonë të dhënat për periudhën Janar-Korrik të këtij viti? Numri i të huajve regjistruar përgjatë shtatë muajve llogaritet në afërsisht 6.3 milionë, duke shënuar një rritje prej 23.2%. Por sa premtuese është kjo shifër për të realizuar pritjet për rreth 14 milionë të huaj? Nëse i referohemi të dhënave historike është muaji Gusht ai që mban peshën më të lartë sa i përket numrit total të hyrjeve të të huajve përgjatë një viti. Megjithatë, pavarësisht diferencës që mund të bëjnë shifrat e Gushtit kur të bëhen publike nga INSTAT, vihet re një ngadalësim i rritjes së hyrjeve edhe në Qershor, por edhe në Korrik, çka mund të ndikojë në shifrën që pritet deri në fund të vitit 2024.
Nga ana tjetër, në muajin Korrik të vitit 2024, 704,699 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 1.7%, krahasuar me Korrikun e vitit 2023. Në një periudhë shtatë mujore kanë dalë nga territori rreth 4.4 milionë shtetas shqiptarë. Shifrat tregojnë se numri i shtetasve shqiptarë që po dalin ka qenë gjithmonë në rritje, duke kulmuar sidomos gjatë sezonit turistik. Duket se shqiptarët po zgjedhin gjithmonë e më shumë të pushojnë jashtë, kjo pasi ofertat turistike kanë qenë më të lira ndikuar nga rënia e euros.
Në Korrik të këti vitit, 95% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Europës. Europa Jugore zë 71% të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Europian, ndjekur nga Evropa Qëndrore/Lindore me 10%. Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 99% të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për Pushime, vizitë tek të afërm, etj.
Sondazh

Jo vetëm lindjet, por edhe vdekjet "kërcënojnë" popullsinë/ Në 10 qarqe të vendit u regjistruan më pak bebe
Të dhënat demografike në tre muajt e dytë të vitit aktual tregojnë se numri i lindjeve dhe i fataliteteve paraqiten në drejtim të kundërt, por të dy treguesit......

Çmimet e konsumit, rënie të lehtë në korrik/ Inflacioni arriti në 2.1%. “Ushqime dhe pije joalkoolike”, me rritjen më të lartë
Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) në korrik ka regjistruar një rënie të papërfillshme krahasuar me muajin paraardhës. Ndërkohë, që në bazë vjetore ka arritur......

9.2% më shumë punonjës informal në një vit/ Analiza: Rajonet dhe sektorët më të prekur në Shqipëri
Sipas të dhënave të publikuara nga Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në vitin 2023, është vënë re një rritje e ndjeshme prej 9.2% e......

“Kriza” në eksportet e tekstileve dhe këpucëve/ Zhvlerësimi i euros dhe rritja e kostove "godasin" sektorin fason
Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, eksportet kanë përjetuar një tkurrje të ndjeshme. Sipas të dhënave nga INSTAT, gjatë periudhës janar-qershor 2024,......

Qarqet ndryshojnë preferencat për kursime/ “Rikthimi” i euros. Cili po shton kursimet dhe cili po shpenzon?
Analiza e "Scan Intel" mbi të dhënat zyrtare nga "Banka e Shqipërisë" ka nxjerrë në pah një tablo interesante për ecurinë e depozitave sipas qarqeve. Duke......

Për çfarë qëllimi u përdor huaja bankare?/ Rekord financimi për individët dhe bizneset në qershor
Kredia e re për muajin qershor të vitit 2024, fiksohet pranë 31.2 miliardë lekëve, që përkthehet në rreth 309 milionë euro. Qershori është një prej muajve që......

Rritet numri i të papunëve afatgjatë/ Me një normë prej 71%, renditemi të dytët në Europë për vitin 2023
Nga 10.9% që ishte shkalla e papunësisë në vitin 2022, në vitin 2023 u ul me 0.2 pikë përqindje, duke arritur në 10.7%. Gjatë vitit 2023, numri i të papunëve......

Çfarë mallrash morëm nga Greqia dhe Turqia?/ Në 6-mujorin e parë importuam kryesisht ushqim, pije, duhan dhe materiale ndërtimi
Të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin qershor të këtij viti, të publikuara nga INSTAT, tregojnë për një rritje të importeve me 2.1% duke arritur kështu......