Kompensim i karburantit për transportin - Miratohet masa e ndihmës për 3 muaj, Balluku: Nga paketa e parë u tërhoq vetëm 60% e fondit

Shoqëritë e transportit publik mund të përfitojnë rimbursim të karburantit, për muajt gusht, shtator dhe tetor. Qeveria ka vendosur që paketa e miratuar në muajin prill të aplikohet edhe në muajt në vijim, teksa ministrja e Infrastrukutrës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se nga fondi i vënë në dispozicion në paketën e parë është arritur të tërhiqet vetëm 60% e fondeve.
Balluku foli edhe për Bordin e Transparencës për vendosjen e çmimeve të karburanteve, duke përjashtuar mundësinë e shpërbërjes së tij.
Veendimi i miratuar në qeveri përcakton procedurat që duhet të ndiqen nga shoqëritë e transportit për linjat qytetase, rrethqytetase dhe ndërqytetase për marrë kompensimin prej 100 lekë/litër, të parashikuar në Paketën e Rezistencës.
Sipas vendimit të mëparshëm, kërkesa për të përfituar kompensimin financiar, bëhet nga subjekti çdo muaj pranë administratës tatimore nën juridiksionin e së cilës është regjistruar shoqëria, që është dhe institucioni që do të bëjë verifikimin e dokumentacionit të paraqitur.
Ndërkohë që, bashkëngjitur kërkesës nevojitet kopja e licencës, të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NIUS, si dhe kopje të faturave fizike të furnizimit me karburant.
Efekti financiar i paketës së parë të miratuar ishe 430 milion lekë, ndërkohë që nëse marrim në kosideratë që kompanitë kanë mundur të tërheqin 60% të tij, ateherë fondi i dhënë për muaj mars, prill dhe maj arrin në 258 mln lekë.
Ola Mitre / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=iYYaX-KbUnc
Sondazh

OSHEE “kapi” vetëm 3.5% të vjedhjeve - Të dhënat për 6-mujorin/ Faturoi si dëm ekonomik 9.918 Mwh energji
Pavarësisht nivelit të lartë të vjedhjeve të energjisë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk ka mundur të faturojë as 5% të tyre. Sipas të......

Importuam 67 milionë euro drithra në 8 muaj - Gruri, misri dhe orizi, me konsumin më të lartë nga qytetarët shqiptarë
Në 8 muajt e parë të vitit, vendi ynë ka importuar rreth 156.4 mijë ton drithra nga jashtë kufijve me një vlerë totale prej 7.8 miliardë lekësh apo e përkthyer......

Shteti i parë në botë që do të ndalojë shitjet e makinave të reja me gaz deri në vitin 2035!
Rregullatorët e ajrit të Kalifornisë pritet të enjten të nxjerrin rregulla të rrepta për të ndaluar shitjen e makinave të reja me benzinë deri në vitin 2035......

Japonia i kthehet energjisë bërthamore në një ndryshim të rëndësishëm politikash ndërsa çmimet e karburantit rriten!
Kryeministri Fumio Kishida tha të mërkurën se Japonia do të rifillojë centralet bërthamore aktualisht jofunksionale dhe do të konsiderojë zhvillimin e......

Debutojnë në Gjermani trenat e parë e parë në botë tërësisht me hidrogjen! (FOTOT)
E ardhmja e udhëtimeve miqësore me mjedisin mund të jetë tashmë këtu dhe është Gjermania ajo që kryeson, me linjën e parë hekurudhore që do të funksionojë......

Gjermania redukton ngrohjen në dimër Masat e reja të miratuara nga qeveria pritet të zbatohen nga 1 shtatori
Ndërtesat publike të Gjermanisë do të jenë më të ftohta dhe rrugët më të errëta këtë dimër për shkak të masave të kursimit të energjisë të miratuara nga......

Rriten çmimet e naftës në pritje të OPEC+ - Ka ende pasiguri për të justifikuar një reduktim të prodhimit
Çmimet e naftës u rritën të enjten për shkak të shtimit të shqetësimeve për shtrëngimin e furnizimit mes ndërprerjeve në eksportet ruse, potencialit që......

Kina paralajmëron kundër monopoleve dhe grumbullimit në industrinë fotovoltaike!
Ministria e industrisë e Kinës lëshoi një njoftim të mërkurën për të promovuar dhe optimizuar zhvillimin e industrisë fotovoltaike të vendit, duke......