Importuam 67 milionë euro drithra në 8 muaj - Gruri, misri dhe orizi, me konsumin më të lartë nga qytetarët shqiptarë

Në 8 muajt e parë të vitit, vendi ynë ka importuar rreth 156.4 mijë ton drithra nga jashtë kufijve me një vlerë totale prej 7.8 miliardë lekësh apo e përkthyer në valutë, rreth 67 milionë euro.
Referuar të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, të siguruara nga SCAN TV, janë 7 llojë drithrash kryesore me tw cilat furnizohemi nga jashtë, ku në vendin e part për nga sasia dhe vlera qendron gruri, në 102.5 mijë ton të importuara, me një vlerë prej 4.7 miliardë lekësh.
Dihet tashmë që gruri është edhe një ndër drithrat kryesore të prodhimit të bukës por edhe të nënprodukteve të tjera dhe që preferohet më së shumti nga konsumatorët shqiptarë. Në vendin e dytë renditet mistri, ku gjatë 8 muajve janë importuar 36.4 mijë tonë me një vlerë prej 1.7 miliardë lekësh. Po ashtu një volum të lartë importesh ka edhe orizi, në 14.6 mijë ton me një vlerë që regjistrohet në 1.3 miliardë lekë. Këto janë tre drithrat kryesore të blera nga jashtë kufijve.
Ndërsa në sasi dhe vlerë më të ulët, është importuar elb, tërëshërë, thekër dhe quinoa. Kultivimi i drithrave në vendin tonë nuk ka pasur mbështetjen e politikave qeveritare, çka ka bërë që për shkak edhe të kostove të larta, interesi i fermerëve të bjerë.
Së fundmi, ministria e Bujqësisë ndërmori politikën mbështese për fermerët përmes subvencionimit me 30 mijë lekë për hektarë për kultivimin e grurit, iniciativë që parashikohet të rrisë prodhimin ne afro 20 për qind. Aplikimet për fermerët pwrmes portalit e-albania do të jenë të hapura nga data 1 deri më 23 shtator.
Elisabeta Dosku / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=PDthGM9ex-0
Sondazh

Shteti i parë në botë që do të ndalojë shitjet e makinave të reja me gaz deri në vitin 2035!
Rregullatorët e ajrit të Kalifornisë pritet të enjten të nxjerrin rregulla të rrepta për të ndaluar shitjen e makinave të reja me benzinë deri në vitin 2035......

Japonia i kthehet energjisë bërthamore në një ndryshim të rëndësishëm politikash ndërsa çmimet e karburantit rriten!
Kryeministri Fumio Kishida tha të mërkurën se Japonia do të rifillojë centralet bërthamore aktualisht jofunksionale dhe do të konsiderojë zhvillimin e......

Debutojnë në Gjermani trenat e parë e parë në botë tërësisht me hidrogjen! (FOTOT)
E ardhmja e udhëtimeve miqësore me mjedisin mund të jetë tashmë këtu dhe është Gjermania ajo që kryeson, me linjën e parë hekurudhore që do të funksionojë......

Gjermania redukton ngrohjen në dimër Masat e reja të miratuara nga qeveria pritet të zbatohen nga 1 shtatori
Ndërtesat publike të Gjermanisë do të jenë më të ftohta dhe rrugët më të errëta këtë dimër për shkak të masave të kursimit të energjisë të miratuara nga......

Rriten çmimet e naftës në pritje të OPEC+ - Ka ende pasiguri për të justifikuar një reduktim të prodhimit
Çmimet e naftës u rritën të enjten për shkak të shtimit të shqetësimeve për shtrëngimin e furnizimit mes ndërprerjeve në eksportet ruse, potencialit që......

Kina paralajmëron kundër monopoleve dhe grumbullimit në industrinë fotovoltaike!
Ministria e industrisë e Kinës lëshoi një njoftim të mërkurën për të promovuar dhe optimizuar zhvillimin e industrisë fotovoltaike të vendit, duke......

“Strehëz” për mbi 5900 familje pa banesë - Kush përfiton nga programet e strehimit për 3 vitet e ardhshëm
Qeveria planifikon më shumë mbështetje për familjet e pastreha në të gjithë vendin për tre vitet e ardhshme përmes programeve të ndryshme të strehimit, të......

Pse rënia e Euros nën barazinë me Dollarin është një problem i madh?!
Euro ka rënë masivisht kundrejt dollarit që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt, duke rënë nën nivelin e barazisë psikologjikisht të rëndësishme të dollarit......