“Strehëz” për mbi 5900 familje pa banesë - Kush përfiton nga programet e strehimit për 3 vitet e ardhshëm

Qeveria planifikon më shumë mbështetje për familjet e pastreha në të gjithë vendin për tre vitet e ardhshme përmes programeve të ndryshme të strehimit, të cilat i përshtaten kushteve dhe te ardhurave të tyre. Mbështetja financiare për këtë qëllim parashikohet që në vitin 2025 të jetë në 3.1 miliardë lekë nga 1.7 miliardë që është aktualisht.
Në projektdokumentin e planit buxhetor afatmesëm 2023 –2025 detajohet se përmes programit “Strehimi”, për tre vitet në vijim, synon që të mbështesë për herë të parë rreth 3280 familje të pastreha nëpërmjet skemës së kredive të subvencionuara nga shteti. Bëhet fjalë për dhënien e kredive të buta me normë interesi fikse për qytetarët e pastrehë që plotësojnë kushtin e të ardhurave dhe kryesisht për familje të reja.
Përmes marrëveshjes që bën me bankat tregtare, qeveria subvencionon normën e interest shtesë, duke u ofruar mundësinë familjeve përfitues që të kenë një kredi të përballueshme dhe fikse. Po ashtu planifikohet që të rritet numri i familjeve të pastreha që përfitojnë bonus qiraje nga 381 përfitues të parashikuar në vitin 2023 në 1009 përfitues në vitin 2025. Me këtë program qeveria subvencionon qiranë që duhet të pagujanë familjet e pastreha në vështirësi ekonomike.
Programi parashikon gjithashtu të rrisë numrin e familjeve që i përmirësohen kushtet e banimit me rreth 1318 të tilla përgjatë periudhës 2023-2025. Po ashtu, do të rritet edhe edhe numri i familjeve që përfitojnë banesa sociale me qira ne objekte të adaptuara me rreth 260 familje përgjatë periudhës 2023-2025.
Qëllimi kryesor i këtij programi është të sigurojë, deri në vitin 2025, strehim të përshtatshëm e të përballueshëm për të individëve/familjeve që nuk përballojnë dot kostot e tregut të banesave dhe të reduktojë varfërisë ekstreme në -19 për qind. Në total janë 5967 familje përfituese.
Elisabeta Dosku / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=lC7clz33TZM
Sondazh

Pse rënia e Euros nën barazinë me Dollarin është një problem i madh?!
Euro ka rënë masivisht kundrejt dollarit që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt, duke rënë nën nivelin e barazisë psikologjikisht të rëndësishme të dollarit......

Britania “shuan” naftën Ruse - Në qershor nuk u importuan karburante. Në rënie të ndjeshme edhe mallrat e tjerë
Pas pushtimit rus të Ukrainës dhe sanksioneve të mëvonshme ekonomike mbi tregtinë, importet Britanike të mallrave nga Rusia u ulën në 33 milionë paund në......

Rënia e prapritur e çmimeve të ushqimeve - Parashikimet u përkthyen në tarifa dhe spekulime jashtëzakonisht të larta globale
Gati gjashtë muaj pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, inflacioni po shkakton ende probleme të mëdha për tregjet globale, qeveritë dhe familjet, me çmimin e......

Itali, 2.6 milionë persona në rrezik të ushqimit - Rritja e inflacionit do t’u kushtojë italianëve 564 milionë euro më shumë në tryezë për 2022
Me rritjen e çmimeve gjatë stinës së vjeshtës, mbi 2.6 milionë persona në Itali janë në rrezik të ushqimit. Në këtë përfundim ka arritur një studim I shoqatës......

Norvegjia do të investojë në projektin diellor indian dhe e sheh vendin si një treg prioritar!
Fondi i Investimeve në Klimë i Norvegjisë dhe kompania më e madhe e pensioneve në vend, KLP, janë vendosur të investojnë në një projekt të energjisë diellore......

Kina do promovojë politikat fiskale dhe monetare për të mbështetur stabilizimin e punësimit!
Kina do të fokusohet në zgjerimin e vendeve të punës dhe do të promovojë politikat fiskale, monetare dhe industriale për të mbështetur stabilizimin e tregut të......

Pse Europa është veçanërisht e ndikuar nga valët e të nxehtit!
Europianët u zhytën nën valët e shumta të të nxehtit këtë verë, vetëm një fillim të asaj që do të vijë në vitet e ardhshme pasi ndryshimet klimatike po......

Pse makinat luksoze me targa ruse po bllokojnë aeroportin e Helsinkit?
Porshe, Bentley dhe një mori makinash të tjera luksoze me targa ruse kanë filluar të jenë një prani e dukshme në aeroportin e Helsinkit pasi Finlanda është e......