Kina rrit importet e naftës ruse - Për muajin e dytë radhazi Moska është furnizuesi më i madh i vendit

Sipas të dhënave të fundit, janë reduktuar blerjet nga ana e Kinës të naftës që vjen nga Arabia Saudite, duke i lënë vendit importit të naftës ruse, me një cmim më ekonomik. Ky është muaji i dytë rradhazi që Rusia është furnizuesi më i madh i naftës për Kinën.
Në muajin qershor në Kinë janë dërguar rreth 1.77 milion fuci nafte ruse në ditë, më pak se në muajin maj kur u shënua rekordi prej 1.98 milion fuci nafte në ditë, dhe pse mendohej se niveli do të ruhej i tillë. Importet e naftës ruse ishin të barabarta me 7.29 milion ton me një rritje prej 10% në krahasim me një vit më parë sipas të dhënave të Administratës së Përgjithshme të Doganave Kineze.
Importet nga Rusia, që nga fillimi i vitit ishin të barabarta me 41.3 milion ton me një rritje prej 4% në krahasim me një vit më parë, por gjithnjë më pak se Arabia Saudite që furnizoi vendin me 43.3 ton. Importet totale të Kinës u reduktuan në muajin qershor duke shënuar nivelin minimal prek katër vitesh, pasi masat e ashpra për kufizimin e përhapjes së Kovid, ulën dhe kërkesën për karburant
Rritja e importeve nga Rusia ka zhvendosur dhe furnizimet nga Angola dhe Brazili. Këto të dhëna përgënjeshtrojnë një studim të fundit për mundësitë e ekonomisë kineze të Bea Resarch, sipas të cilit ekonomia kineze është në biznes.
Vonesat në shitjen e apartamenteve dhe ngadalësimi i prodhimit të hekurit në dy javët e para të muajit korrik sugjerojnë se rimëkëmbja e ekonomisë kineze është e brishtë.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=HTL7U3547JY
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Greqia synon energjinë e gjelbër - Athina është në përfundim të disa projekteve që do të ndihmojnë dhe vendet fqinje
Bashkimi europian do e përballojë dimrin e ardhshëm me shpresën e solidaritetit energjitik. Në vend të parë është Greqia, në krye të një serie projektesh që......

Maqedonia e Veriut ndalon eksportet deri në fund të vitit - Ndalohen gruri, mielli, peleti dhe drutë për ngrohje. Hiqet dogana per importin e vajit
Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të kufizojë eksportin e produkteve të caktuara dhe heqjen e doganës për importin......

Bordi i Transparencës – Ulen çmimet e karburanteve në vend
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas dhe sipas njoftimit zyrtar këto çmime......

Qeveria miraton hartën e re gjyqësore - Manja: Fazë tranzitore, do sjellë shpërndarjen e drejtë të çështjeve dhe ulë kostot për qytetarët
Pavarësisht protestave të avokatëve dhe bojkotit të seancave, Qeveria ka miratuar Hartën e re Gjyqësore sipas propozimit të KLGJ. Tashmë Shqipëria do të ketë......

Rënia e e-Albania “paralizoi” pronat - Zaloshnja: Nevojitet një sistem hibrid. Amnistia, efekte minimale
Mosfunksionimi i shërbimeve on line në platformën qeveritare e-Albania ka sjellë paralizë në sektorin e shit-blerjeve të pasurive të patundshme. Në një......

“Tiranasit” zhvendosen drejt periferisë/ Shifrat, braktiset “Kombinati”, “Selvia”, “Lapraka” dhe urbanizohet “Kashari”, “Farka”, “Dajti”
Tirana e sotme, përngjan gjithnjë e më tepër me shoqëritë perëndimorë të viteve 60’, të zhvendosura drejt periferive, tregojnë shifrat më të fundit të Bashkisë......

Thatësira dhe nxehtësia e lartë: Cila është situata në kaskadën e lumit Drin?!
KESH ka përditësuar të dhënat mbi prurjet natyrore në kaskadën e lumit Drin në të tri HEC-et sipas të cilave situata shfaqet si më poshtë. HEC Fierzë 35......

Zjarri në Shqipëri rrezikon zona të banuara dhe të mbrojtura - Situata aktuale në të gjithë vendin
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici gjatë një deklarate për shtyp ka informuar se gjatë këtyre 24 orëve janë shuar 24 vatra zjarri, 5 prej të......