Indeksi i Njohurive, Shqipëria e 65-ta në botë - Ngjitet me tre pozicione, performancën më të mirë e pati për arsimin e lartë

Shqipëria renditet në vend të 65-të, nga 133 vende në total, në “Indeksin Global të Njohurive” për vitin 2023 dhe vlerësohet me 47.1 pikë. Krahasuar me vitin 2022, duket se Shqipëria është përmirësuar jo vetëm në renditje por edhe në vlerësimin me pikë. Përgjatë vitit 2022 Shqipëria pozicionohej në vend të 68-të nga 132 vende gjithsej dhe kishte grumbulluar 45.4 pikë. Për këtë vit të dhënat e indeksit tregojnë se Shqipëria është poshtë mesatares botërore sa i përket pikëve. Në raport thuhet se vendi ynë është një performues i moderuar për sa i përket infrastrukturës së saj të njohurive, por një aspekt pozitiv është renditja në vend të 8-të nga 28 vendet me zhvillim të lartë njerzor, ndërkohë që një vit më parë ishte e renditur në vend të 20 nga 28-të vendet me zhvillim të lartë.
“Indeksi Global i Njohurive”, i cili është një publikim që mbështetet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), vlerëson shtatë nën-indekse të cilat përbëjnë raportin e përgjithshëm. Këto indikatorë lidhen kryesisht me arsimin parauniversitar dhe të lartë, me kërkimin shkencor, me informacionin dhe komunikacionin, teknologjinë, ekonominë, mundësitë dhe mjedisin. “Scan Intel” i ka analizuar këto indikatorë për të kuptuar se ku ka performuar më mirë ose më keq Shqipëria. Kështu, në edukimin parauniversitar Shqipëria renditet në vendin e 66-të, ndërkohë që në edukimin e lartë renditemi në vend të 42-të. Sa i përket teknologjisë dhe komunikimt pozicionohemi në vend të 66-të, ndërkohë për trajnimet dhe edukimin teknik Shqipëria paraqitet më negativisht duke u pozicionuar në vend të 113-të. Për ekonominë renditemi në vend të 104-t, ndërsa në kërkim dhe inovacion renditemi në vend të 53-të. Pra, nga një vështrim i përgjithshëm i renditjes së pikave kryesore rezulton së vendi ynë pozicionohet më mirë sa i përket arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.
Panorama e përgjithshme tregon se në rajon performancën më të mirë e ka Serbia në vend të 41, pasuar nga Mali i Zi në vend të 45-të. Në vitin 2023, të dhënat tregojnë se Serbia ka parakaluar Malin e Zi në këtë rednitje. Ndjek Maqedonia e Veriut e 48-ta, pasuar nga Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina në vend të fundit në rajon.
Në nivel global në vend të parë renditen Zvicra dhe Finlanda e Suedia në vend të dytë dhe të tretë. Nga ana tjetër, në vend të fundit renditen vende si Nigeria apo Çadi.
Xhorxhina Deda / SCAN
Sondazh

Bullgaria ndalon importet e naftës ruse përpara afatit – Marrëveshja duhet të zgjaste deri në tetor
Bullgaria ka ndaluar importet e naftës bruto ruse, përpara afatit, sipas masave të miratuara në përgjigje të pushtimit të plotë të Ukrainës nga......

“Pagesat dixhitale vs paratë cash” - A jeni gati të jetoni në një botë pa para?
Ka vite që po ndodh ngadalë por me siguri; pagesat dixhitale po kalojnë paratë e gatshme. Mendoni pak: kur keni paguar për herë të fundit me fatura dhe......

Irlanda me projektligj për përdorimin e teknologjisë “për njohjen e fytyrës” – Ekspertët: Ka 'defekte themelore'
Irlanda dëshiron që teknologjia e njohjes së fytyrës të përdoret nga forcat e tyre policore. Legjislacioni i ri i propozuar në Irlandë që do t'i jepte policisë......

Në 56 vendime, KPP zgjidh 64 ankesa - Janari nis me 53 ankesa, kryesisht për vlerësim ofertash
Edhe ky vit ka nisur me ankesa përsa i përket Prokurimeve Publike. Referuar Buletinit mujor, 53 ankesa janë administruar për prokurimet publike. Sipas fazës së......

Avionët janë gjithnjë e më të sigurtë - Vetëm një aksident fatal nga 37 milionë fluturime
Nëse do të shihnim vetëm statistikat, me shifrat aktuale një personi do t’i duhej të fluturonte çdo ditë, për 103.239 vjet, përpara se të humbiste jetën në një......

Gjoba për këdo që hedh, gropos, apo djeg mbetje - Për herë të parë përfshihen individë. Ja sa do të jenë masat administrative
Çdo individ që hedh, gropos, djeg, braktis, depoziton apo asgjëson mbetje të formë të pakontrolluar do të gjobitet”. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka......

Punësime të reja me mjetet e inteligjencës artificiale - Kompanitë i përdorin për të gjetur stafin e duhur
Mjetet e inteligjencës artificiale priren të bëhen pjesë integrale e procesit të rekrutimit, pasi gjithnjë e më shumë kompani në mbarë botën i përdorin ato për......

Kubë, benzina 500% më e shtrenjtë nga 1 marsi - Ishulli, përballë një prej krizave më të këqija ekonomike
Nga 1 marsi, benzina kushton mbi 500% më shumë për kubanët. Rritja, më e madhja në dekada, pritej në shkurt, por u shty pasi autoritetet në ishull thanë se......