Hyn në fuqi buxheti i shtetit 2024 - Më 3 janar thesari pritet të disbursojë fondet e para

Më 1 janar ka hyrë në fuqi buxheti i shtetit për vitin 2024, ndërsa pritet që më datë 3 thesari të disbursojë fondet e para, që janë kryesisht fondet e pagave për punonjësit e administratës.
Ndër të tjera, gjatë këtij viti qeveria ka planifikuar rritjen e pagave për administratën publike, duke nisur nga 1 korriku 2024, me një faturë 11 miliardë lekë më shumë. Po ashtu, parashikohet indeksimi i pensioneve dhe bonusi i fundvitit për pensionistët që janë përkatësisht 4.1 miliardë lekë dhe 3.6 miliardë lekë. Për kompensimin e pronarëve janë llogaritur 5 miliardë lekë dhe për ish të përndjekurit 1.2 miliardë lekë.
Të ardhurat buxhetore në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto për periudhën 2024-2026 parashikohen të rriten në vlerën mesatare prej 27.8% të PBB, nga 27% të PBB të rezultuar përgjatë periudhës 2019-2022.
Në vitin 2024, të ardhurat totale të buxhetit të shtetit parashikohen të arrijnë 674.7 miliardë lekë, nga këto, të ardhurat tatimore 633.7 miliardë lekë dhe brenda zërit të të ardhurave tatimore, të ardhurat që mblidhen nga tatimet dhe doganat 447 miliardë lekë. Ndërkohë, të ardhurat nga kontributet për sigurimin shoqëror dhe sigurimin shëndetësor, planifikohen të jenë 156.7 miliardë lekë.
Totali i shpenzimeve publike për vitin 2024 programohet në nivelin 735.9 miliardë lekë, ose 30.2% e PBB.
Qeveria shqiptare parashikon një rritje ekonomike rreth 3.8% gjatë vitit 2024, nga 3.7% që parashikohet për vitin që sapo lamë pas.
Dorian Koça / SCAN
Sondazh

2024, viti më i madh zgjedhor në histori - Brenda 12-muajve, 76 vende kanë planifikuar gara elektorale
2024 do të jetë viti në të cilin do të votojnë shumica e njerëzve në histori. Një total prej 4 miliardë votuesish do të shkojnë në qendrat e votimit për të......

Konferenca e fundvitit, Rama bën bilancin: Ky vit do të mbyllet me një rritje ekonomike që tejkalon çdo parashikim!
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët u shpreh se ky vit do të mbyllet me një rritje ekonomike që e tejkalon ndjeshëm çdo parashikim të......

Nga kthimi në Hënë te zhvillimet e inteligjencws artificiale: Çfarë presim nga shkenca në vitin 2024?
Nëse shumë aspekte të vitit 2024 janë ende të panjohura për momentin, tani mund të presim me padurim takimet e shumta me shkencën e planifikuar tashmë për......

2023, Viti i hekurudhave - Projektet infrastrukturore që “morën rrugë”!
Viti 2023 shënoi nisjen e disa projeketeve të rëndësishme infrastrukturore rrugore, ndërkohë që zhvillime pati edhe në drejtim të transportit hekurudhor.......

Turizmi tejkalon çdo parashikim - Viti 2023 prek rekord të padiskutueshëm, e tregojnë shifrat
Turizmi padyshim që ka qenë kryefjala e këtij viti, pasi muaj pas muaji ka regjistruar rekorde të reja duke thyer çdo parashikim. Shifrat zyrtare nga......

Energjia gjatë vitit 2023 - Ngjarjet që shënuan sektorin dhe zhvillimet për 2024-ën
2023-i ka qenë një vit i mirë për sektorin energjetik në vend. Reshjet e shiut favorizuan prodhimin e energjisë në Kaskadën e lumit Drin, duke bërë që përveç......

Sukseset dhe dështimet gjatë 2023 - Rajoni mbetet në pritje të përmirësimeve
Ekonomitë e Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë kanë tejkaluar nivelet para pandemisë, pavarësisht nga......

10 fjalët kyçe për ekonominë në 2023 - Vit i ardhshëm parashikohet i zymtë për disa shkaqe
Ekonomia globale po përballet me një nga periudhat më të këqija që nga kriza financiare e viteve 2007-2008. E gjitha filloi me pandeminë COVID-19, e ndjekur......