Hap dyert “shtëpia” e biznesit - Rama: Hallkë për të adresuar problemet e sipërmarrjes. Fasonët në krizë, jo si pasojë e euros

Shtëpia e Biznesit, si strukturë në shërbim të dialogut mes qeverisë dhe biznesit, ka hapur dyert. E pozicionuar në një prej kubave të Piramidës, në këtë strukturë do të ketë persona të posaçëm, për të mbledhur problemet e biznesit dhe për t’i adresuar ato nëpërmjet institucioneve shtetërore.
"Unë kam besuar dhe besoj që të krijuarit e një ure të tillë dhe të hapurit një dere të tillë, që është një derë e drejtpërdrejtë në tryezën e qeverisë, është rruga më e mirë, më e thjeshtë dhe më e shpejtë për të adresuar problemin, e përsëris, çdo problem dhe e nënvijëzoj, çdo problem që është nga ato situatat e papëlqyeshme të përballjes me një interpretim të gabuar të administratës apo të përballjes me një person apo me një grup personash që shfrytëzojnë të qenit në funksionin publik për të penguar punën me qëllim që të marrin mbrapsht ryshfetin e tyre", u shpreh Rama.
Rama u ndal edhe te sektori fason, që aktualisht po kalon vështirësi si pasojë e kursit të këmbimit, por sipas tij fabrikat duhet të adaptohen me tregun dhe të rrisin pagat, duke përjashtuar mundësinë e mbështetjes nga buxheti i shtetit.
"Kjo ditë nuk lidhet thjesht me euron. Është gabim. Është qasje komplet e gabuar ta shohësh këtë si një ditë që e solli forcimi i lekut dhe situata e re që kjo ka krijuar me euron. Jo! Kjo ditë do të vinte sepse koha e shfrytëzimit të krahut të lirë të punës si avantazh konkurrues në treg ka vdekur prej kohësh. E kush e ka kuptuar prej kohësh që ajo kohë ka vdekur, në atë industri ka marrë masat për t’u adaptuar. Kush nuk e ka kuptuar apo kush nuk i ka marrë masat për t’u adaptuar, sot e ka të pamundur të mbijetojë. Në këto kushte, t’i kërkosh qeverisë të të japë serume, është gabim. Pse? Sepse nuk ka serum që të shpëton dhe nga ana tjetër, qeveria nuk mund të përdorë taksat për të zgjatur agoninë e një organizmi që nuk e mban dot, nuk e kthen dot më në jetë", tha kryeministri.
Ndërkaq, sipas sekretarit të Përgjithshëm të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra biznesi duhet të ndërgjegjësohet mbi sfidat që sjell integrimi Europian.
Kryeministri Rama paralajmëroi një takim me përfaqësues të biznesit fason javën e ardhshme.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Tre shtyllat që forcojnë monedhën amerikane - SHBA rriten më shpejt se Gjermania, Franca, Britania dhe Japonia
Dollari filloi vitin 2024 me rënie, pavarësisht pritshmërive për ulje të mëdha të normave bazë të interesit në SHBA. Megjithatë, forca ekonomike e SHBA-së po......

Siguria në internet, 1 në 3 biznese ka probleme - Shqipëria, më e pasigurta në rajon. Viruset, shkaktarët kryesorë
Individët dhe bizneset po mbështeten gjithmonë e më shumë në teknologjinë e informacionit, por përpos të mirave kjo ka edhe anën negative siç është ekspozimi......

Tim Cook i redukton pagën vetes me 36% - Tashmë CEO i Apple fiton vetëm 63 milionë dollarë!
Ndërsa është e vërtetë që paga vjetore e Tim Cook ka rënë në 63.2 milionë dollarë, nga 99.4 milionë dollarë gjatë vitit fiskal 2022, ai ende po fiton mjaft......

Forcohen rregullat për cilësinë e vajit të ullirit - Si do të kryhen analizat për të gjitha kategoritë
Një udhëzim i Ministrisë së Bujqësisë synon të forcojë rregullat sa i takon cilësisë së vajit të ullirit në vend. Referuar udhëzimit të botuar në Fletoren......

Microsoft lë prapa Apple - Është kompania që vlen më shumë në botë
Microsoft ka kaluar Apple duke i hequr titullin e kompanisë më të vlefshme në botë. Aksionet e kompanisë softuerike u rritën me rreth 1% në fillimin e......

Ceo më e paguar në Britaninë e Madhe - Polemika për pagën prej 281 milionë dollarë
Shpërblimi i Denise Coates, themelueses dhe CEO i kompanisë së basteve Bet365, për vitin e kaluar financiar arriti në 281 milionë dollarë. Ajo është gruaja më......

Mete takim me Ambasadorin e BE-së - Në diskutim, ecuria e procesit të negociatave Shqipëri-BE
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, priti në një takim Ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato. Gjatë këtij takimi u diskutua......

FMN: Ekonomia shqiptare është shfaqur si një nga performuesit më të fortë në rajon
Bordi Drejtues i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar konsultimet mbi Artikullin IV me Shqipërinë dhe miratoi raportin e stafit të misionit, pa......