“Expo Albania”, hapësirë e dedikuar për evenimente - Qeveria çel konkursin ndërkombëtar për projektimin e godinës

Në një sipërfaqe prej 6 hektarësh, në ish-zonën ushtarake të Farkës në kryeqytet, Qeveria do të financojë ndërtimin e një qendre multifunksionale. “Expo Albania” do të jetë një hapësirë e dedikuar për evenimente, panaire, koncerte dhe takime, njeherazi edhe si strukture akomoduese pasi parashikohet të ndërtohen edhe hotele me 3 apo 4 yje. Përmes Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit është çelur, në fund të muajit dhjetor, edhe konkursi ndërkombëtar mbi idetë e projektimit.
“Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit me kërkesë të Kryetares së Grupit të Punës ngritur me Urdhër të Kryeministrit, si edhe në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministravr “Për ngarkimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit ... për realizimin e konkursit të projektimit për projektidetë e zhvillimit të Tirana Expo...”, shpall thirrjen e hapur për Konkursin Ndërkombëtar për Projekt-Ide Arkitektonike, në kërkim të zgjidhjes më të mirë të projektimit për zhvillimin e Expo Albania, një hapësirë fleksibël për ekspozita, panaire, koncerte, takime, evenimente, rekreacion dhe logjistikë, e cila do të jetë funksionale gjatë gjithë javës, për çdo muaj të vitit, dhe ku tematikat do të jenë kryesisht të fokusuara rreth të rinjve”, thuhet në dokumentin qeveritar.
Qendra është projektuar që të ndërtohet në ish-zonën ushtarake të Farkës, e përdorur si zonë parkimi për helikopterë. Kjo vendodhje konsiderohet një nyje e rëndësishme, pasi gjendet përgjatë unazës së jashtme të Tiranës, me një lidhje të shpejtë me aeroportin, Korridorin Blu (korridori Adriatiko-Jonian që lidh Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë), Korridorin VIII (rruga Egnatia) si dhe Portin e Durrësit.
Për zbatimin e projektit, Qeveria nuk ka përcaktuar fond limit, duke vënë në dukje se vlera e saktë do të përllogaritet pas shpalljes së fituesit.
Qendra do të përfshijë disa salla ekspozimi, konferencash dhe mbledhjeje, auditorë si dhe të gjitha hapësirat e nevojshme mbështetëse, teknike dhe të magazinimit. “Duhet të projektohet për të qenë e gatshme të akomodojë ekspozita, panaire dhe evenimente që mbulojnë një gamë të gjerë sektorësh, si: ai i ndërtesave, ndërtimit, inxhinierisë, prodhimit, pasurive të paluajtshme, menaxhimit, shëndetit, mjekësisë dhe farmaceutikës, shtëpive, kopshteve, dhuratave, kozmetikës, bukurisë, të dhënave, IT dhe teknologjisë, energjisë, automobilistikës, transportit, medias dhe kontentit, kulturës ‘pop’, lojërave elektronike, shtypshkrimit dhe paketimit, sigurisë dhe mbrojtjes, sportit dhe mirëqenies, udhëtimit dhe turizmit”, theksohet ndër të tjera në dokument. “Expo Albania” do të jetë qendra më e madhe në kryeqytet, duke tejkaluar kapacitetet e Pallatit të Kongreseve si edhe të dy qendra të tjera të ngjashme, të ndërtuara nga kompani private.
Ada Hazizolli/SCAN
Sondazh

Njoftim i DIGITALB për qytetarët e Kosovës
Sqarim për opinionin publik në Republikën e Kosovës! Duke marrë shkas nga situata lidhur me distribucionin e kanaleve DigitAlb, SuperSport, Top Channel, TV......

Parashikimet e “Nostradamusit të ri” - “Papa dhe Putini do të vdesin. Trump do të kthehet në presidencën amerikane”
Një psikolog i famshëm nga Britania, Craig Hamilton-Parker, i cili është konsideruar "Nostradamusi i ri", ka bërë disa parashikime të pabesueshme për vitin......

“Rikthehet” sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet - Çfarë parashikon skema dhe kush ka detyrim për të paguar?
Këtë vit qytetarët shqiptarë do të jenë të detyruar ligjërisht të sigurojnë banesat e tyre ndaj tërmeteve. Projektligji i cili u hodh për diskutim gjatë vitet......

Kërkime për ar në Librazhd - Avancojnë procedurat për lejet e zbulimit, investimi 40.12 mln lekë
Shoqëria “Building Construction”, që është mbajtëse e lejes minerare për kërkim - zbulimin e mineralit të arit, në Babje të Librazhdit ka avanacuar me......

Franca dhe Gjermania kërkojnë ndihmën e BE-së ndërsa luftojnë kundër përmbytjeve!
Franca iu përgjigj thirrjes duke ofruar ndihmë për Gjermaninë, e cila përfshinte barriera për frenimin e përmbytjeve dhe 16 automjete që kanë filluar......

Aeroporti “Nënë Tereza” thyen rekord - 7.2 milionë pasagjerë kanë udhëtuar drejt Shqipërisë në 2023
Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, (TIA) nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ka bërë me dije se rreth 7.2 milionë turistë kanë udhëtuar......

Ku në Europë do të ringjallet tregu i pronave gjatë vitit 2024?
Investimet europiane të pasurive të paluajtshme janë në nivelin më të ulët të dekadës dhe shumë parashikime presin që viti 2024 të jetë viti për të ndryshuar......

Cili vend europian do të jetë më i popullarizuari në vitin 2024, sipas inteligjencës artificiale?
Turistët në Europë po kërkojnë gjithnjë e më shumë aktivitete eksperimentale mbi kulturën dhe plazhet, sipas të dhënave nga analisti i trendit të udhëtimit......