Euro, e qëndrueshme në mbi 1.07 dollarë - Investitorët presin takimin e BQE, rritja e interesave në Korrik
Dollari amerikan po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e parë të kësaj jave, përballë euros, por fitimet më të mëdha i realizon në raport me jenin japonez. Investitorët po tregtohen të kujdesshëm pasi kjo javë do të jetë mjaft e rëndësishme, përsa i përket të dhënave ekonomike, sidomos mbi inflacionin.
Dollari u rrit deri në 131 jen, gjatë tregtisë aziatike, shumë pranë nivelit më të lartë në 20 vitet e fundit të regjistruar gjatë majit, ndërsa vetëm javën e kaluar u forcua me rreth 3%. Indeksi i dollarit amerikan, që mat ecurinë e monedhës amerikane përballë gjashtë monedhave kryesore ndërkombëtare, është rritur në rreth 102, pas rritjes me 0.47% javën e kaluar.
Ngjarja kryesore e kësaj jave do të jetë takimi i Bankës Qendore Europiane, e cila pritet të përgatisë terrenin për rritjen e interesave në muajin korrik. Ka pasur gjithashtu spekulime se BQE mund të rrisë që në këtë takim normën bazë të interesit me 50 pikë bazë, pasi inflacioni regjistroi një rekord të ri gjatë majit.
Ndërsa në katër takimet e tjera të këtij viti, analistët parashikojnë një rritje të normës bazë të interesit me 125 pikë bazë. Në tregun e kriptovalutave, bitcoin vijon të tregtohet në rreth 31 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1880 dollarë.
SCAN
Sondazh

Bursat europiane e nisin javën në rritje - Tregjet presin inflacionin në SHBA dhe takimin e BQE të enjten
Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa kjo javë do të jetë shumë e ngjeshur me të dhëna ekonomike dhe vendime, duke përfshirë......

Lavrov: Rusia do të rris ndjeshëm fitimet nga eksporti i burimeve të energjisë – Raportohen të ardhura në rreth 800 milion dollarë në ditë
Rusia tha se pret një rritje të fitimeve nga eksportet e energjisë këtë vit mes një rritjeje të çmimeve. "Duke marrë parasysh nivelin e çmimeve që është......

Nafta Brent rritet në 120 dollarë - Arabia Saudite rrit çmimin për klientët aziatikë
Çmimet e naftës e kanë nisur në rritje edhe këtë javë, me Brentin e Londrës që ka prekur nivelin e 120 dollarëve për fuçi, pasi Arabia Saudite rriti çmimin për......

Startup-et, Shqipëria fiton tre pozicione/ Renditet në vend të 75-të, Tirana paraqitet me progres, “parakalon” Selanikun
Shqipëria ka përmirësuar renditjen e saj në Indeksin Global të Ekosistemit së Startup-eve për vitin 2022, i publikuar nga “Startup Blink”. Renditja globale......

Si mund të sekuestrohen paratë e oligarkëve? – BE propozon rregulla të reja!
Komisioni i BE-së propozoi rregulla të reja për të lehtësuar shpronësimin e pasurive të krijuara me aktivitete ilegale që synojnë marrjen e masave edhe ndaj......

Java nis e ‘zbehtë’ për valutat e huaja – Monedha vendase ripozicionohet në tregun valutor!
Monedha europiane blihet sot me 119.9 lekë dhe shitet me 120.5 lekë këtë fillim jave në raport me javën që lamë pas sipas kursit të këmbimit lokal duke......

Komunitetet rurale do krijojnë OJF për politikat - Krijohen Grupet Vendore të Veprimit për hartimin dhe zbatimin e strategjive
Komunitetet rurale do krijojnë Grupet Vendore të Veprimit, të cilat do funksionojnë si OJF, dhe që do bashkëpunojnë me autoritetet për hatrimin e zbatimin e......

“Spiunët” në 44 institucione publike, pak rezultate - 78 koordinatorët antikorrupsion / 85 masa administrative, 11 gjoba, 12 kallëzime. Kryeson Kadastra
Megjithëse tashmë janë të shumtë në numër dhe të shtrirë në një numër të konsiderueshëm institucionesh, rezultatet e rrjetit të koordinatorëve antikorrupsion......