Paga mesatare arrin në 90 mijë lekë në nisje të vitit/ Ndërtimi shënon rritjen më të fortë mes aktiviteteve të ekonomisë

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar në Shqipëri arriti në rreth 90 mijë lekë gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, sipas të dhënave më të fundit të INSTAT. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, paga mesatare ka shënuar një rritje prej 9.6%, duke reflektuar vazhdimin e tendencës në rritje të të ardhurave nga puna.
Të dhënat tregojnë se aktivitetet financiare dhe të sigurimit vijojnë të mbeten më të mirat në aspektin e pagave, me një pagë mesatare prej rreth 157 mijë lekësh në muaj. Në vendin e dytë renditet sektori i informacionit dhe komunikacionit, ku paga mesatare arrin në rreth 131 mijë lekë, duke qëndruar ndjeshëm mbi mesataren kombëtare.
Nga ana tjetër, sektori i ndërtimit ka regjistruar rritjen më të lartë të pagave gjatë kësaj periudhe. Krahasuar me një vit më parë, paga mesatare në këtë aktivitet është rritur me 22.2%, duke reflektuar kërkesën e lartë për fuqi punëtore dhe zhvillimin e vazhdueshëm të industrisë. Në kontrast, rritja më e ulët është shënuar në aktivitetet e artit, argëtimit, çlodhjes dhe shërbimeve të tjera, ku pagat janë rritur me vetëm 5.5%.
Edhe sipas grupeve profesionale, diferencat mbeten të konsiderueshme. Pagat më të larta regjistrohen tek menaxherët, ligjvënësit dhe drejtorët ekzekutivë, të cilët përfitojnë mesatarisht me 136 mijë lekë në muaj. Ndërkohë, specialistët me arsim të lartë ose profesionistët paguhen mesatarisht 116 mijë lekë, duke u renditur gjithashtu mbi nivelin mesatar kombëtar.
Sa i përket ritmit të rritjes së pagave sipas profesioneve, performancën më të mirë e kanë shënuar zejtarët, artizanët dhe profesionet e lidhura me to, me një rritje prej 15.7%. Pas tyre vijnë punëtorët e profesioneve elementare, ku paga mesatare është rritur me 15.3%.
Të dhënat e tremujorit të parë 2026 tregojnë gjithashtu një përqendrim më të madh të të punësuarve në skajet e shpërndarjes së pagave. Kjo do të thotë se është rritur si numri i punonjësve që paguhen me pagën minimale, ashtu edhe ai i punonjësve me paga të larta. Një ndikim të drejtpërdrejtë në këtë zhvillim ka pasur rritja e pagës minimale në vend nga 40.000 lekë në 50.000 lekë, e cila hyri në fuqi më 1 janar 2026 me vendim të Këshillit të Ministrave.Në tërësi, shifrat tregojnë se tregu i punës në Shqipëri po vijon të shoqërohet me rritje të pagave, megjithëse diferencat mes sektorëve dhe profesioneve mbeten të dukshme.
Lufta në Lindjen e Mesme “godet” Dubain - Shifra pesimiste nga turizmi, transporti ajror dhe tregtia
Lufta në Lindjen e Mesme ka rezultuar të jetë një provë e madhe për ekonominë e Dubait , i cili para nisjes së konfliktit ishte një qendër e rëndësishme......
Paketë 70 miliardë dollarë për imigracionin - Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së miraton projektligjin
Një ngërç politik i gjatë në Kongresin e SHBA-së mbi fondet për zbatimin e ligjit për imigracionin përfundoi të martën. Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar......
Politikat familjare në fokus të integrimit europian - Balanca punë-jetë, investim për ekonominë dhe tregun e punës shqiptar
Balanca mes jetës profesionale dhe asaj familjare, si dhe rritja e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës, ishin në fokus të një konference rajonale të......
Industria shqiptare larg inovacionit europian - Pak para për kërkim shkencor, shkëputje nga prodhimi
Inovacioni mbetet një nga sfidat kryesore të industrisë shqiptare. Strategjia Kombëtare Industriale 2026–2030 evidenton se shpenzimet për kërkim dhe zhvillim......
Kostoja klimatike e zgjerimit të Kupës së Botës - Emetimet rriten ndjeshëm, dyfish krahasuar me Katar 2022
Kupa e Botës fillon të enjten si një festë golash, drame dhe tifozërie globale, por pritet gjithashtu të ketë një kosto klimatike më shumë se dyfishin e asaj......
Nafta rritet pas rindesjes së tensionit SHBA-Iran/ Kontratat e ardhshme u rritën menjëherë 66 cent për fuçi
Çmimet e naftës u rritën të mërkurën, duke u larguar nga niveli më i ulët shtatë-javor, pasi ushtria amerikane nisi sulme të reja kundër Iranit. Të dhënat e......
Propozimi: Votë e kufizuar për anëtarët e rinj të BE - Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit firmosin non-paper
Një grup shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë propozuar që anëtarët e ardhshëm të bllokut, gjatë një periudhe kalimtare pas pranimit në bllok, të......
Protestat anti-emigracion, Belfasti në flakë - Makinave dhe shtëpive u vihet flaka pas një sulmi me thikë
Burra të maskuar dogjën shtëpi dhe makina në Belfast në një valë dhune anti-emigrant të martën në mbrëmje. Ngjarja pasoi një sulm me thikë, për të cilin u......



