Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë - MM: Tetë vatra zjarri ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 33 vatra zjarri në territorin e vendit, nga të cilat 8 mbeten aktive dhe 5 janë nën monitorim, ndërsa strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë operacionet për izolimin dhe shuarjen e tyre.
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 535 forca operacionale dhe 51 automjete zjarrfikëse.
Në mbështetje të tyre, Forcat e Armatosura kanë angazhuar 100 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.
Në Malin e Dajtit, Tiranë, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri, me angazhimin e forcave tokësore dhe dy helikopterëve. Sipas informacionit zyrtar, vatrat janë nën kontroll dhe nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.
Në Gurë-Lurë, Dibër, operacioni vijon me forca të shumta tokësore dhe mbështetje nga dy avionë “Air Tractor”. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.
Në Qafë Helmës dhe Bruç, puna vijon në terren të vështirë. Zjarri në Qafë Helmës është shuar nga krahu i Bulqizës, ndërsa mbetet aktiv në drejtim të Selishtës. Strukturat në terren vijojnë ndërhyrjen dhe nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.
Në Lufaj të Mirditës, vijon ndërhyrja pas hapjes së korridoreve ndarëse, me mbështetje edhe nga ajri.
Në Fushë-Lajë të Pukës, zjarri nuk paraqet intensitet të lartë dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë në Rrjoll, situata po monitorohet edhe përmes dronëve.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon monitorimin e pandërprerë të situatës dhe koordinimin me strukturat qendrore e vendore të Mbrojtjes Civile, duke përqendruar kapacitetet tokësore dhe ajrore në vatrat ku kërkohet ndërhyrje më intensive.
Të ardhurat vjetore të OpenAI janë dyfishuar - Arritën mbi 40 miliardë dollarë përpara ofertës fillestare publike
OpenAI po shkon drejt të ardhurave vjetore që tejkalojnë 40 miliardë dollarë, një shifër që do të përfaqësonte afërsisht dyfishin e shkallës së realizimit që......
Kursi i këmbimit/ Dollari amerikan rënie drastike. Forcohen valutat e tjera
Dollari amerikan ka pësuar një rënie të fortë të vlerës gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë negativisht teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 79.5 lekë......
Evazion doganor përmes vendeve të treta - Shtëpia e Bardhë pretendon humbjen e miliarda dollarëve çdo vit
Administrata Trump ka akuzuar ekonomitë kryesore botërore se po i drejtojnë eksportet përmes më shumë se 40 vendeve të treta për të shmangur tarifat......
Shqipëria, me avantazh në tranzicionin energjetik - Objektiva mbi detyrimet për 2030. Vendi ndër liderët e rajonit për energjinë e rinovueshme
Shqipëria rezulton ndër vendet me një pozicion të favorshëm në tranzicionin energjetik drejt vitit 2030, me objektiva që në disa prej treguesve kryesorë......
Mashtrim me pagën minimale - Sindikata vlerëson dëmin total në 64 miliardë euro gjatë dhjetë viteve
Orët e papaguara të punës, zbritjet fiktive, standardet jorealiste, anashkalimi i pagës minimale i ka kushtuar Gjermanisë rreth 64 miliardë euro në dhjetë......
Tranzicioni energjetik kërkon 151 mld euro investime - Komuniteti i Energjisë: 10-30% nga fonde publike, kapitali privat vendimtar
Tranzicioni drejt energjisë së gjelbër në vendet e Evropës Juglindore dhe Lindore po hyn në fazën më të kushtueshme: atë të zbatimit. Rreth 151 miliardë......
Në luftë me vatrat e zjarrit në Tiranë, Dibër e Krujë/ Ministria e Mbrojtjes: Në terren 2 avionë dhe 2 helikopterë
Nga 35 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 8 janë ende aktive, njofton Ministria e Mbrojtjes. Për menaxhimin e këtyre vatrave janë angazhuar gjithsej 533 forca......
Parashikimi: Deri në 2050 dëmi nga zjarret 7% PBB/ Plani Kombëtar: Të ripyllëzohen sipërfaqet pyjore të zhveshura
Zjarret në pyje, të nxitura nga temperaturat e larta ekstreme po kthehen në një nga rreziqet klimatike me pasojat më të mëdha për Shqipërinë. Sipas shifrave......

