Ulen lehtë borxhet për faturat e OSHEE - Stoku i detyrimeve të prapambetura zbret në 79.47 mld lekë

Borxhi total që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka shënuar një rënie të lehtë gjatë katër muajve të parë të vitit 2026, krahasuar me fundin e vitit 2025.
Sipas të dhënave zyrtare, vlera e detyrimeve të papaguara ndaj OSHEE-së nga klientët familjarë, institucionet shtetërore, subjektet jobuxhetore dhe bizneset arriti në 79.47 mld lekë në fund të prillit 2026, nga 80.89 mld lekë që ishte në fund të dhjetorit 2025.
Rënia e stokut total të borxhit është ndikuar kryesisht nga ulja e detyrimeve të papaguara të klientëve familjarë, bizneseve dhe institucioneve publike, ndërkohë që detyrimet e kategorisë jobuxhetore kanë mbetur në nivele thuajse të njëjtë.
Konkretisht, stoku i detyrimeve të prapambetura për klientët familjarë zbriti në 44.52 mld lekë, nga 45.16 mld lekë në fund të vitit 2025. Edhe për bizneset, niveli i faturave të papaguara u ul në 8.78 mld lekë, nga 9.50 mld lekë që ishte në fund të dhjetorit.
Ndërkohë, për institucionet buxhetore, detyrimet ndaj OSHEE-së arritën në 5.19 mld lekë në fund të prillit 2026, kundrejt 5.32 mld lekë në fund të vitit të kaluar.
Sa i takon kategorisë së klientëve jobuxhetorë, ku përfshihen edhe shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve, borxhi arriti në 20.97 mld lekë, nga 20.91 mld lekë në fund të dhjetorit 2025.
Megjithëse stoku i përgjithshëm i detyrimeve ka shënuar një tkurrje të lehtë gjatë muajve të parë të vitit, niveli i borxhit ndaj OSHEE-së mbetet pranë kufirit të 80 miliardë lekëve, duke reflektuar vështirësitë e vazhdueshme në arkëtimin e plotë të faturave të energjisë elektrike.
Real Estate dhe turizmi mbajnë në “këmbë” shërbimet/ Hotelet rrisin shitjet me 12.6%, pagat e pasurive të paluajtshme zgjerohen me 35%
Sektori i shërbimeve e ka nisur vitin 2026 me një ecuri pozitive, i mbështetur kryesisht nga aktiviteti i pasurive të paluajtshme dhe turizmi. Të dhënat e......
Shqipëria vijon rekordin e fluturimeve komerciale/ Shënon rritje me 208% më shumë në maj krahasuar me periudhën para pandemisë
Numri i fluturimeve komerciale në Shqipëri ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme krahasuar me majin e periudhës para pandemisë, duke e pozicionuar vendin......
Valët e të nxehtit në Francë - Gati 5,400 vdekje në vit dhe pabarazi në ekspozimin ndaj nxehtësisë
Ndërsa Evropa përgatitet për një valë rekord të të nxehtit në qershor , me temperatura që në disa rajone pritet t'i afrohen 40°C, dy studime nxjerrin në pah......
Çmimi i naftës, në nivelin më të ulët të 3 muajve - Ndikoi marrëveshja e armëpushimit SHBA-Iran
Çmimet e naftës ranë me më shumë se 2 dollarë për fuçi të enjten, pasi SHBA-të dhe Irani nënshkruan një marrëveshje të përkohshme që do t'i jepte fund luftës......
Konkurrueshmëria ekonomike globale - Singapori, në vendin e parë “rrezon” Zvicrën në të tretin
Zvicra ka humbur vendin e parë ndaj Singaporit në një renditje botërore të konkurrueshmërisë ekonomike, pasi rritja e paqëndrueshmërisë globale dëmtoi......
Trump nënshkruan marrëveshjen me Iranin - Hapje e menjëhershme e Ngushticës së Hormuzit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi një marrëveshje me Iranin, e cila i kërkon Teheranit të pakësojë rezervat e tij të uraniumit të pasuruar në......
Rezerva Federale nuk ndryshon normën bazë të interesit - Kreu i ri, Kevin Warsh, për herë të parë përpara mediave
Rezerva Federale e mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit dhe politikëbërësit presin rritje të kostove të huamarrjes më vonë këtë vit, duke......
Janar-Maj, mbi 424 mijë vizitorë në sitet kulturore - Ministri Gonxhja: Të ardhurat shënojnë rritje prej 7.3%
Trashëgimia kulturore shqiptare vijon të tërheqë një numër gjithnjë e më të madh vizitorësh. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bën të......



