Shqipëria Postuar më 12 Korrik 2026, 10:01

Tatimet, në lupë individët me të ardhura të larta/ Zbulohen 770 mijë euro detyrime

Nga Scan TV

Tatimet, në lupë individët me të ardhura të larta/

Administrata Tatimore po shton kontrollet ndaj individëve me pasuri dhe të ardhura të larta, të cilët konsiderohen me rrezik të shtuar për mosdeklarimin e të ardhurave dhe detyrimeve tatimore.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, janë kontrolluar 129 individë gjatë periudhës nga viti 2025 deri më 30 qershor 2026.

Nga auditimet e kryera, janë konstatuar gjetje me një vlerë totale prej 770 mijë eurosh. Ndërkohë, vetëm gjatë vitit 2026 kanë nisur 144 kontrolle të reja, të cilat ndodhen në faza të ndryshme të procesit të auditimit.

Administrata Tatimore synon të kryejë gjithsej 200 auditime ndaj individëve me pasuri të larta deri më 31 dhjetor 2026. Kontrollet përqendrohen te rastet ku evidentohen mospërputhje ndërmjet pasurisë, shpenzimeve dhe të ardhurave të deklaruara. Kjo është hera e parë që Tatimet vënë në fokus individët me të ardhura të larta. DPT nënvizoi se administrata Tatimore vijon zbatimin e reformave për një administrim tatimor më modern, më efikas dhe në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Tatimet, në lupë individët me të ardhura të larta/

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat