Taksa e pasurisë, si do bëhet zbritja për banesën e parë? - Kush ka më shumë se dy prona, paguan 50% mbi vlerën për njërën prej tyre

Të gjitha pasuritë e paluajtshme në Shqipëri do të taksohen me vlerë tregu, qofshin ato njësi banimi, ambiente komerciale, apo toka. Baza e taksës mbi pasurinë e paluajtshme është vlera e taksueshme e pasurisë së paluajtshme.
Referuar projektligjit të ri të Ministrisë së Financave, të hedhur për konsultim publik, njësitë e ndërtesave që përfshihen në kategorinë ‘ndërtesa për banim’ do të taksohen 0.1% - 0.2%; ndërtesat për veprimtari ekonomike 0.15 % -0.25%; Parcelat që përfshihen në kategorinë ‘tokë bujqësore-blegtorale dhe tokë pyjore 0.05 %- 0.15 %; Parcelat që përfshihen në kategorinë ‘tokë truall’ dhe ‘tokë me përdorime të tjera’ 0,075% - 0,175%.
Ndërsa shkalla e taksës për ndërtesën e papërfunduar është 30% e shkallës së taksës së kategorisë përkatëse të taksimit ku është klasifikuar ndërtesa e papërfunduar. Sa i takon taksës për njësitë e banimit, projektligji parashikon zbritje për banesën e parë.
Konkretisht sipas nenit 8 të projektligjit, “Zbritja zbatohet vetëm për banesën e parë të individit. Zbritja është e barabartë me 50% të vlerës së vlerësuar të banesës së parë, por në çdo rast nuk mund të tejkalojë pragun maksimal të zbritjes, të miratuar nga Këshilli Bashkiak.
Për banesat me vlerë deri në dyfishin e pragut të zbritjes, taksa llogaritet vetëm mbi 50% të vlerës së banesës. Si rrjedhojë, individi është i detyruar të paguajë vetëm gjysmën (1/2) e taksës që do të paguante nëse prona nuk do të ishte banesa e tij e parë. Për banesat e para me vlerë më të lartë, përjashtohet nga taksimi vetëm pjesa e vlerës që korrespondon me pragun e zbritjes dhe taksa llogaritet mbi pjesën e vlerës që tejkalon këtë prag.
Këshilli Bashkiak mund të rrisë deri në 20 % , përmes një vendimi të arsyetuar, pragun maksimal të zbritjes vetëm në rastet kur kjo rritje justifikohet nga rrethana të veçanta, me qëllim zbutjen e efekteve të menjëhershme të rritjes së taksës si pasojë e ndryshimeve të pazakonta të vlerave të banesave.
Bashkëpronari ose bashkë-poseduesi i një njësie ndërtese që shërben si banesë e parë, ka të drejtën e zbritjes për banesën e parë, në proporcion me pjesën e tij të caktuar.
Individi i cili ka në pronësi apo posedim, 2 ose më shumë banesa, ka të drejtën e zbritjes për banesën e parë, për vetëm 1 prej këtyre banesave, pa marrë parasysh faktin që banesat mund të ndodhen në Bashki të ndryshme.
Ndërsa individët që kanë në pronësi ose posedim, vetëm 1 banesë, përfitojnë automatikisht zbritjen për banesën e parë, dhe nuk duhet të vetëdeklarojnë në Bashkinë përkatëse.
Sipas draftit, individët të cilët kanë në pronësi ose posedim, më shumë se 1 një banesë, duhet të vetëdeklarojnë në Bashkinë përkatëse, deri më 30 qershor të vitit para vitit tatimor, njësinë e ndërtesës që shërben si banesa e tyre e parë, për të përfituar zbritjen për banesën e parë, në vitet në vitet pasuese tatimore.
Ulen lehtë borxhet për faturat e OSHEE - Stoku i detyrimeve të prapambetura zbret në 79.47 mld lekë
Borxhi total që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka shënuar një rënie të lehtë gjatë katër muajve të parë të vitit 2026,......
Real Estate dhe turizmi mbajnë në “këmbë” shërbimet/ Hotelet rrisin shitjet me 12.6%, pagat e pasurive të paluajtshme zgjerohen me 35%
Sektori i shërbimeve e ka nisur vitin 2026 me një ecuri pozitive, i mbështetur kryesisht nga aktiviteti i pasurive të paluajtshme dhe turizmi. Të dhënat e......
Shqipëria vijon rekordin e fluturimeve komerciale/ Shënon rritje me 208% më shumë në maj krahasuar me periudhën para pandemisë
Numri i fluturimeve komerciale në Shqipëri ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme krahasuar me majin e periudhës para pandemisë, duke e pozicionuar vendin......
Valët e të nxehtit në Francë - Gati 5,400 vdekje në vit dhe pabarazi në ekspozimin ndaj nxehtësisë
Ndërsa Evropa përgatitet për një valë rekord të të nxehtit në qershor , me temperatura që në disa rajone pritet t'i afrohen 40°C, dy studime nxjerrin në pah......
Çmimi i naftës, në nivelin më të ulët të 3 muajve - Ndikoi marrëveshja e armëpushimit SHBA-Iran
Çmimet e naftës ranë me më shumë se 2 dollarë për fuçi të enjten, pasi SHBA-të dhe Irani nënshkruan një marrëveshje të përkohshme që do t'i jepte fund luftës......
Konkurrueshmëria ekonomike globale - Singapori, në vendin e parë “rrezon” Zvicrën në të tretin
Zvicra ka humbur vendin e parë ndaj Singaporit në një renditje botërore të konkurrueshmërisë ekonomike, pasi rritja e paqëndrueshmërisë globale dëmtoi......
Trump nënshkruan marrëveshjen me Iranin - Hapje e menjëhershme e Ngushticës së Hormuzit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi një marrëveshje me Iranin, e cila i kërkon Teheranit të pakësojë rezervat e tij të uraniumit të pasuruar në......
Rezerva Federale nuk ndryshon normën bazë të interesit - Kreu i ri, Kevin Warsh, për herë të parë përpara mediave
Rezerva Federale e mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit dhe politikëbërësit presin rritje të kostove të huamarrjes më vonë këtë vit, duke......



