Shqipëria Postuar më 31 Dhjetor 2024, 11:36

Taksa e pasurisë “kalon” në 2025-ën/ Llogaritja bazuar në vlerën e tregut. Aktualisht taksohen vetëm rreth 797 mijë prona

Nga Elisabeta Dosku

Taksa e pasurisë “kalon” në 2025-ën/ Llogaritja

Qeveria parashikon që në vitin 2025 të miratojë ligjin për taksimin e pasurive të paluajtshme bazuar në vlerën e tregut, taksë e cila do të aplikohet nga 1 Janari 2026.

Në listën e projektakteve që do të paraqiten për shqyrtim në Këshillin e Ministrave përgjatë 2025-ës, është edhe ky draft i parashikuar në 4 mujorin e fundit, i cili synon  reformimin e sistemit të taksimit të pasurive të paluajtshme në Shqipëri; Ndërtimin e një sistemi modern, funksional, transparent dhe të qëndrueshëm për taksimin e pasurive të paluajtshme, bazuar në vlerën e tyre të tregut; Rritjen e nivelit aktual të të ardhurave nga taksa e pasurisë dhe garantimin në njëjtën kohë, më shumë drejtësi për taksapaguesit e më pak kosto për administrimin e taksës.

Ky projektligj ka për objekt përcaktimin e rregullave dhe procedurave themelore për administrimin e taksës mbi pasurinë e paluajtshme, të bazuar në vlerën e tregut të pasurisë së paluajtshme; Rregullave dhe procedurave themelore për administrimin, për një periudhë kalimtare, të taksës mbi ndërtesën të bazuar në vlerë, si dhe taksave mbi tokën bujqësore dhe truallin, të bazuara në sipërfaqen e pasurive të paluajtshme.

Miratimi i këtij projektligji do të vijë paralelisht edhe më ngritjen e kadastrës fiskale, ku aktualisht nga 4.5 milionë pasuri në total, vetëm 1.2 milionë janë të regjistruara.

Sipas Ministrisë së Financave, nga Qershori 2025, kadastra fiskale e cila do të shërbejë për mbledhjen e taksës së pasurisë do të jetë tërësisht funksionale.

Aktualisht bazuar në burimet e ASHK-së, vëtëdeklarimit dhe të dhënave të regjistruara nga bashkitë, numri i njësive pronësore të taksueshme është 797.331 (ku përreth 385.243 njësi pronësore të cilat nuk janë të plota me informacion zbatohen rregullat e prezumimit në mënyrë që të përllogaritet vlera e taksës) si dhe numri i njësive pronësore të kompletuara me informacion rreth 412.088 njësi.

Qeveria parashikon të mbledhë afro 20 milionë euro shtesë nga taksa e pasurisë në vitin 2025

Sondazh

Poll
Shqipëria 30 Dhjetor Scan TV

Vendimi/ E premtja e 3 janarit, pushim zyrtar!

Këshilli i Ministrave ka vendosur që dita e premte, 3 janar të jetë ditë pushimi. Dita e punës, e datës 3.1.2025, do të zëvendësohet në një nga ditët e......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat