Shqipëria Postuar më 9 Shkurt 2026, 13:59

“Skemë e diferencuar për akcizën e birrës” - Propozimi i Tabakut: Mbështet prodhuesit e vegjël. Maxhoranca: S’është konsultuar me qeverinë

Nga Ola Mitre

“Skemë e diferencuar për akcizën e birrës” -

Rikthim i skemës së diferencuar të akcizës për birrën “Made in Albania”, me qëllim mbështetjen e prodhuesve vendas të vegjël dhe rritjen e konkurrueshmërisë në tregun e brendshëm”.

Propozimi vjen nga deputetja e Partisë Demokraitke Jorida Tabaku, e cila ka depozituar në Kuvend projektligjin, që sipas saj do të mbështesë bizneset e vogla të birrës, që përballen me kosto më të larta prodhimi, si dhe do të përafrojë legjislacionin me atë të Bashkimit Evropian.

Deputetët e maxhorancën rrëzuan kërkesën e Tabakut, me argumentin se nuk shoqërohej me tabelën e përputhshëmrisë dhe se nuk është konsultuar me qeverinë dhe grupet e interesit.

Me ndryshimet e vitit 2022, ligji hoqi trajtimin e diferencuar të akcizës për birrën, unifikoi tarifën në 710 lekë/HL dhe eliminoi skemën e veçantë për prodhuesit e vegjël nën 200 000 HL/vit.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat