Shqipëria merr drejtimin e 'Global Agritourism Network'/ Moment i rëndësishëm, vendi në krye të rrjetit më të madh botëror të agroturizmit

Shqipëria ka shënuar arritje të rëndësishme në zhvillimin e agroturizmit ndërkombëtar, duke marrë për herë të parë drejtimin e Rrjetit Global të Agroturizmit (Global Agritourism Network – GAN), organizatës më të rëndësishme ndërkombëtare që promovon bashkëpunimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori.
Vendimi u mor gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Agroturizmit, të organizuar nga Scottish Agritourism dhe GAN, ku morën pjesë rreth 550 delegatë nga 55 vende të botës. Kjo e shndërroi ngjarjen në një nga forumet më të rëndësishme globale të agroturizmit.
Në këtë forum ndërkombëtar, Shqipëria jo vetëm ishte pjesëmarrëse, por iu besua edhe drejtimi i rrjetit global. Ky zhvillim dëshmon vlerësimin në rritje për përvojën, potencialin dhe kontributin e vendit tonë në këtë fushë, duke krijuar mundësi të reja për fermerët, sipërmarrjet rurale dhe zhvillimin lokal.
Në krye të Rrjetit Global të Agroturizmit u zgjodh Prof. Shpresim Domi, në vlerësim të angazhimit dhe kontributit të tij shumëvjeçar në zhvillimin e agroturizmit, promovimin e modeleve të qëndrueshme të zhvillimit rural dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë sektor. Prof. Domi ka qenë një nga zërat më të angazhuar në mbështetje të kësaj kategorie dhe të sipërmarrësve të agroturizmit, duke kontribuuar vazhdimisht në rritjen e vizibilitetit të tyre dhe në promovimin e potencialit që ky sektor ka për ekonominë rurale.
Ky përbën një moment të rëndësishëm jo vetëm për agroturizmin shqiptar, por edhe për mënyrën se si Shqipëria prezantohet në arenën ndërkombëtare.
Nga një vend pjesëmarrës, Shqipëria tashmë merr një rol udhëheqës në përcaktimin e vizionit dhe prioriteteve të zhvillimit global të agroturizmit.
Agroturizmi, trajtohet si një sektor me prioritet të lartë. Shumica e strategjive të nivelit qendror dhe vendor e kanë konsideruar agroturizmin të rëndësishëm për bujqësinë dhe diversifikimin rural.
Qarqet që premtojnë më shumë në ndërthurjen e bujqësisë me atraksionet turistike janë Korça, Berati, Gjirokastra, Vlora, Shkodra, Kukësi, Dibra etj. Ky pozicion i Shqipërisë në agroturizëm sipas praktikave më të mira ndërkombëtare, premton edhe përshpejtim të reformave duke sjellë zhvillim të qëndrueshëm.
Agroturizmi është thelbësor sepse nxit ekonominë lokale duke krijuar vende pune, ndalon shpopullimin e fshatrave, promovon produktet vendase dhe ofron një përvojë unike, të shëndetshme, në harmoni me natyrën.

Lojërat e fatit, rregulla të reja për fondin e posaçëm - AMLF merr administrimin, projektet nën kontroll financiar
Të ardhurat e krijuara nga veprimtaritë e lojërave të fatit do të administrohen përmes një fondi të posaçëm, nën përgjegjësinë e Autoritetit të Mbikëqyrjes......
Një në pesë të rinj në Shqipëri, jashtë punës dhe arsimit/ Dy realitete të ndryshme: vajzat në shtëpi, djemtë në kërkim
Një në pesë të rinj në Shqipëri vazhdon të jetë jashtë punësimit, arsimit dhe formimit profesional. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2025, 20.1% e të......
Mbreti Charles publikon faturat tatimore - Fondet publike mbretërore do të dyfishohen në 100 milionë paund
Mbreti Charles është bërë monarku i parë që publikon faturat tatimore, duke zbuluar shifra që tregojnë se ai pagoi 12.9 milionë paund taksa për vitet......
Franca, 80 mln euro për ajër të kondicionuar - Do të pajisen shkollat, çerdhet dhe qendrat e kujdesit ditor
Kompania shtetërore e energjisë elektrike, Électricité de France (EDF) do të investojë 80 milionë euro për të pajisur shkollat, çerdhet dhe qendrat e......
Trena elektrikë në linjën Tiranë–Durrës–Rinas/ Verdho: Njësitë do sigurohen nga operatori privat, që do bëjë dhe operimin e hekurudhës
Sigurimi dhe operimi i trenave të pasagjerëve në linjën Tiranë – Durrës – Rinas do të bëhet nga një operator privat, teksa Hekurudha Shqiptare ka shpallur......
Kriteret e aplikimit për fondin 52 milionë euro në bujqësi - Afati i fundit deri më 6 Korrik, rastet kur skualifikohen fermerët
Mbi 40 mijë fermerë kanë aplikuar deri më tani masat e mbështetjes direkte përmes Skemës Kombëtare në Bujqësi, ndërsa afati është shtyrë deri më 6 Korrik nga......
Gara për universitetin nis në korrik - Maturantët zgjedhin deri në 10 degë në 3 raunde konkurrimi
Pas përfundimit të provimeve të Maturës Shtetërore, maturantët dhe kandidatët që synojnë të ndjekin studimet e larta duhet të përgatiten për fazën e......
Kordinimi rajonal i energjisë, OST nënshkruan në Selanik marrëveshjen e bashkëpunimit me SEleNe CC
Operatori i Sitemit të Transmetimit, OST ka nënshkruar në Selanik një marrëveshje bashkëpunimi me SEleNe CC, e cila është Qendra e Koordinimit Rajonal (RCC)......



