Shqipëria Postuar më 30 Qershor 2026, 14:03

“Rrisim në 2,6% shpenzimet për mbrojtjen” - Rama: Në Pashaliman do të krijohen 500 vende pune

Nga Diamila Leka

“Rrisim në 2,6% shpenzimet për mbrojtjen” - Rama: Në

Në Pashaliman të Vlorës është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit mes gjigantit italian të industrisë detare “Fincantieri”, kompanisë shtetërore “KAYO” dhe Shkollës Industriale “Pavarësia”.

Marrëveshja synon zhvillimin e praktikave profesionale dhe krijimin e mundësive të reja të punësimit në sektorin e ndërtimit dhe industrisë detare.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë bashkëpunim si një hap të rëndësishëm dhe të dobishëm për të gjitha palët. Ai theksoi se industria ushtarake në Shqipëri po hyn në një fazë të re zhvillimi, ndërsa theksoi se do të rriten me 2.6% të PBB shpenzimet për mbrojtjen.

“Rrisim në 2,6% shpenzimet për mbrojtjen”.

Ndër të tjera kryeministri Rama tha se në Pashaliman do të krijohen edhe 500 vende pune nga ky partneritet.

“Janë 500 vende pune që krijohen në këtë territory nga ky partneritet, 500 vende pune që kërkojnë njerëz të kualifikuar. Që kërkojnë ekspertizë, vende pune të mirëpaguara, duhet pasur parasysh që të gjtihë ata që do të përfshihen nuk do të jenë thjeshtë njerëxz që zotërojnë një zanat, por do të jenë njerëz që do të shikohen edhe nga ana e figurës së tyre. Sepse do të jenë pjesë e sistemit të mbrojtejs së Shqipërisë.”

Marrëveshja pritet të ndihmojë në përgatitjen e një brezi të ri specialistësh shqiptarë, të cilët do të mbështesin zhvillimin e qendrës së re industriale detare në Pashaliman.

Njëkohësisht, ky bashkëpunim forcon më tej partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë, duke e lidhur arsimin profesional drejtpërdrejt me nevojat e tregut të punës.

Shqipëria 30 Qershor Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Rritje e lehtë në tregun valutor

Dollari amerikan ka regjistruar mëngjesin e sotëm një rritje të lehtë të kuotës në raport me një ditë më parë pasi është blerë këtë të martë me 82 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat