Shqipëria Postuar më 9 Maj 2025, 10:38

Projektet e huaja përjashtohen nga TVSH - Nis lëshimi i Certifikatave 7A, kod unik për çdo subjekt

Nga Elisabeta Dosku

Projektet e huaja përjashtohen nga TVSH - Nis lëshimi i Certifikatave

Administrata Tatimore ka filluar lëshimin e certifikatës 7A. Certifikata 7A e dhënë administrata tatimore në Shqipëri është një dokument që konfirmon statusin tatimor të një subjekti dhe përdoret posaçërisht në kontekstin e projekteve të financuara nga Bashkimi Europian (BE) apo donatorë të tjerë ndërkombëtarë.

Kjo do të thotë se projektet e financuara nga Bashkimi Europian, do të përjashtohen nga TVSH-ja, duke lehtësuar kështu implementimin e tyre.

Sipas administratës tatimore, kalimi nga një skemë rimbursimi të TVSH-së në një skemë si furnizimet e ngjashme me eksportet sjell disa benefite, sç janë thjeshtim administrativ; Menaxhim më efikas të projekteve dhe eleminim të vonesave të rimbursimit të TVSH-së.

Në këtë kontekst, Certifikata 7A lëshohet për të konfirmuar që shpenzimet e bëra në kuadër të një projekti janë të përjashtuara nga TVSH, bazuar në marrëveshjet ndërkombëtare ose në ligjin shqiptar për tatimet. Mund të kërkohet nga institucione shtetërore, OJF, apo kompani që zbatojnë një projekt të financuar nga BE.

Pra në thelb është një dokument që provon të drejtën për përjashtim tatimor, dhe shpesh kërkohet nga donatorët si dëshmi e trajtimit të drejtë fiskal të fondeve të BE-së. Për çdo projekt do të ketë vetëm një Kod Unik të Identifikimit të Projektit, pavarësisht numrit të zbatuesve/përfituesve të këtij projekti. Certifikata lëshohet pas regjistrimi i projektit nga zbatuesi ose përfituesi në Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.

Nga ana tjetër, sa i takon procesit të rimbursimit, administrata tatimore gjatë 4-mujorit 2025, ka rimbursuar 539 subjekte,  80% e kërkesave janë miratuara pa kontroll dhe vlera totale e rimbursimit arrin në 55 mln euro.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se është reduktuar ndjeshëm koha e pritjes, është ulur numri i kontrolleve duke lehtësuar tatimpaguesit.  

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat