Shqipëria Postuar më 7 Maj 2026, 14:15

“Nëse çmimet rriten, masa për pensionistët”/ Akti për akcizën e naftës, Malaj: E kemi aplikuar dy herë

Nga Elisabeta Dosku

“Nëse çmimet rriten, masa për pensionistët”/

Nga 16 mbledhje të Bordit të Transparencës, për  vendosjen e çmimit tavan të shitjes së karburanteve, në dy raste është aplikuar niveli i reduktuar i akcizës me 7.8 lekë për litër, si një masë shtesë për lehtësimin e çmimeve. Gjatë diskutimit të aktit normativ nskutimit të aktit normativ në Kuvend, Ministri i Financave theksoi se ky akt mundëson mbrojtje të konsumatorëve për të minimizuar efektet e krizës në rritjen e çmimit të naftës dhe benzinës.

U propozua ulja e nivelit të akcizës me 20% ose me rreth 7.8 lekë për litër, pra nga rreth 39.37 lekë/litër në rreth 31.5 lekë/litër, në rast se çmimi i shitjes me pakicë, përcaktuar nga Bordi i Transparencës është për naftën mbi 220 lekë/litër ndërsa për benzinën mbi 200 lekë/ litër. Ulja e nivelit të akcizës, gjithashtu, ndikon edhe në uljen  e TVSH-së së llogaritur në momentin e importimit, - 1.58 lekë/litër. Pra në total ulja e akcizës dhe nga TVSH në import ulja e taksave llogaritet në 9.45 lekë për litër . Pra, një ndikim i drejtpërdrejt në zbutjen e rritjes së çmimeve për konsumatorin final.   Deri tani janë zhvilluar 16 mbledhje të Bordit të Transparencës, përmes së cilave është ndërhyrë në mënyrë të vazhdueshme për stabilizimin e çmimit të shitjes me shumicë dhe pakicë. Vetëm në dy raste është aplikuar niveli i reduktuar i akcizës, si një masë shtesë për lehtësimin e çmimeve.  Efekti financiar nga aplikimi i kësaj mase llogaritet në rreth 37 milionë lekë të ardhura të munguara nga akciza, një kosto e përballueshme për buxhetin, në funksion të mbrojtjes së qytetarëve”, u shpreh Malaj.

Ministri theksoi se nëse situata përshkallëzohet, do të merren masa shtesë, orientuar tek shtresat në nevojë.

Ne po vëzhgojmë me kujdes edhe inflacionin.  Në muajin mars, inflacioni sipas INSTAT ishte 2.6%, pra brenda nivelit të përcaktuar të Bankës së Shqipërisë, i vlerësuar si i përshtatshëm edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.  Natyrisht nëse do të kemi një përshkallëzim të situatës ne do të ndërmarrim të gjitha masat e duhura. Me FMN-në kemi diskutuar edhe në lidhje me këtë situatë, ku sipas sugjerimeve në rast përshkallëzimi, duhet që mbështetja e qeverisë të orientohet me prioritet te mbrojtja e shtresave më në nevojë, natyrisht duke siguruar në mënyrë të kujdesshme edhe parametrat makroekonomikë e fiskal”.

Sipas tij, çdo plan masash i mundshëm që mund të hartohet do të ndërmerret në konsultim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Fondin Monetar Ndërkombëtar, për të siguruar besueshmërinë dhe stabilitetin e nevojshëm.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat