Karakaçi inspekton punimet në nënstacionin e OST, Elbasan 3: Investimi në rrjetin e transmetimit, i përgjigjet rritjes së kapaciteteve prodhuese të energjisë

Nënstacioni elektrik Elbasani 3 është një tjetër investim strategjik i Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Zhvillimet e fundit në sektor, veçanërisht rritja e kapaciteteve prodhuese kryesisht nga impiantet fotovoltaike, ka rritur nevojën për forcimin e linjave të transmetimit, me qëllim përballimin e flukseve, si dhe rritjen e sigurisë së sistemit elektro-energjetik.
Nënstacioni elektrik Elbasani 3 do të shërbejë si një nyje e rëndësishme në nivelin 400 kV, duke mundësuar shpërndarje më të balancuar të flukseve të energjisë, reduktimin e mbingarkesave në korridoret ekzistuese dhe përmirësimin e stabilitetit të tensionit në sistem.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me Administratorin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Elisian Bici, inspektuan ecurinë e punimeve në kantierin e nënstacionit Elbasan 3.
“Ky nënstacion nuk është një pikë kyçe vetëm për vendin tonë, por edhe për vendet e rajonit, pasi ne këtu i japim një siguri të gjitha vendeve, linjat e interkonjeksionit që kemi me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut kalojnë këtu. Ky është një nënstacion i ri i cili që ka kapacitet për të bërë kalimin e të gjithë flukseve të cilat do të kalojnë në këtë rrjet, njëkohësisht i japim dhe një siguri të shtuar zonës së bregdetit dhe zonës së Fierit”, bëri të ditur administratori Bici.
Ky nënstacion do të funksionojë në nivelin e tensionit 400kV, ndërkohë që në të do të integrohen edhe disa linja 400kV. Punimet kanë avancuar ndjeshëm dhe pritet që shumë shpejt ky investim të përmbyllet. “Është një investim shumë i rëndësishëm sepse jemi në një nënstacion 400 kV dhe bën edhe të gjithë lidhjen me linjat 400 kV për herë të parë edhe me pjesën e Fierit dhe pastaj me pjesët kufitare. Ndërkohë është nënstacion shumë i rëndësishëm edhe për të gjitha linjat në vend”, u shpreh ministri Karakaçi.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë tha se rritja e kapaciteteve prodhuese përmes energjisë fotovoltaike kërkon investime edhe në rrjetin e transmetimit për t’ju përgjigjur të gjithë këtij fluksi në rritje, ndaj ky nënstacion i shërben edhe këtij zhvillimi i cili po rritet vit pas viti.
“Ky është një investim shumë i rëndësishëm pasi është një nga mekanizmat më të mirë për të bërë edhe çlirimin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri. Masat që ka marrë Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë gjatë viteve të fundit janë impresionuese në fakt. Ne kemi mbi 10% këtë vit të energjisë që prodhohet në vend që vjen nga energjia fotovoltaike. Deri në fund të vitit 2026 ne kemi rreth 600 mega kapacitet të miratuar tashmë nga Ministria dhe presim që deri në fund të vitit 2027 të kemi dhe 1 mijë mega shtesë kapacitet gjenerues nga fotovoltaiku”, u shpreh Karakaçi.
Nënstacioni elektrik, Elbasani 3 do të lidhet edhe me nënstacionet e tjera kryesore të zonës përmes linjave të reja dhe atyre ekzistuese të transmetimit.
Stacioni i trenit kthehet në Tiranë - ARRSH hap tenderin për segmentin 4.2 km, fondi limit 1.5 mld lekë
Rikthimi i stacionit të trenit në Tiranë parashikohet të kushtojë 1.5 mld lekë, pa TVSH teksa Hekurudha Shqiptare ka hapur tenderin për ndërtimin e......
Malaj: Të angazhuar për ndërtimin e një sistemi auditimi të brendshëm cilësor dhe të besueshëm
Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në konferencën “Fuqizimi i Auditit të Brendshëm”, e cila u......
Rama: OBP, kapërcim i madh për transparencën dhe eficiencën në tendera
Kryeministri Edi Rama vlerësoi rolin e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), duke e konsideruar si një nga instrumentet kryesore të reformës në......
Prokurimet me IA, qeveria nis projektin për sistemin e ri - Rama: Shqipëria me tregues më pozitivë se mesatarja e BE për ofertuesit
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se po punohet për ngritjen e një sistemi të ri për prokurimet publike, i cili do të bazohet në inteligjencën......
A po bëhet Shqipëria destinacion i ri i të huajve? Infrastruktura në përmirësim dhe siguria po i japin vendit një imazh më modern
Që nga fillimi i vitit 2026, Shqipëria po shfaq një përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së jetës, i nxitur nga forcimi i lidhjeve ndërkombëtare, zgjerimi i......
Bizneset, mbi 2200 shkelje të konstatuara - Nga moslëshimi i faturës tatimore, tek punonjësit e padeklaruar
Bizneset janë kapur me një sërë shkeljesh gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre ekonomik. Drejtoria e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren në Drejtorinë e......
Shqiptarët flasin më pak, por konsumojnë më shumë internet - AKEP: Rrjetet sociale dhe komunikimi online po ndryshojnë sjelljen e përdoruesve
Përdorimi i internetit në telefonat celularë vijon të rritet me ritme të shpejta në Shqipëri, ndërsa qytetarët po largohen gjithnjë e më shumë nga komunikimi......
Sa është kthimi nga investimi në pronat e bregdetit? Durrësi kryeson me 5.7% në vit, pasohet nga Golemi dhe Saranda
Blerja e një shtëpie në Shqipëri po shihet gjithnjë e më shumë jo vetëm si një investim për banim, por edhe si një mënyrë për të gjeneruar të ardhura të......


