Bizneset, mbi 2200 shkelje të konstatuara - Nga moslëshimi i faturës tatimore, tek punonjësit e padeklaruar

Bizneset janë kapur me një sërë shkeljesh gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre ekonomik. Drejtoria e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, gjatë vitit 2025 ka ushtruar 2,317 kontrolle në total, nga të cilat ka konstatuar 2,215 shkelje në vlerën 149 milionë lekë. Si dhe janë ndërmarrë 1,390 verifikime ku përfshihen trajtimi shkresave me lëndë “Kërkesë për çregjistrim, pezullim aktiviteti, kalime në status pasiv etj” të cilat nuk janë arritur të identifikohen ose janë gjendur mbyllur.
Kontrollet më të shumta dhe gjithashtu shkeljet më të mëdha janë evidentuar në rajonin qendror.
Shkeljet kryesore për periudhën Janar- Dhjetor 2025 renditen, janë të larmishme, ndërsa më kryesoret, lidhen me moslëshim të faturës tatimore, për të cilën janë penalizuar 540 tatimpagues; 443 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor; 300 tatimpagues janë penalizuar për moslëshim autofature; 198 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar; 156 njësi kompjuterike të sekuestruara të 85 tatimpagues; 113 tatimpagues janë penalizuar për mospërditësim të dhënash; 97 tatimpagues të penalizuar për mosinstalim të sistemit të fiskalizimit; 96 subjekte kanë rezultuar të të paregjistruara në organin tatimor; 75 tatimpagues janë evidentuar për mosmbajtje dokumentacioni tatimor; 54 tatimpagues për mosafishim të listës së cmimeve; 49 tatimpagues janë penalizuar për zhbllokim aktiviteti pas regjistrimit; 29 tatimpagues janë konstatuar se nuk ishin të pajisur me çertifikatë elektronike; si dhe 65 janë shkelje të tjera të legjislacionit tatimor të konstatuara.
Nga ana tjetër gjatë vitit 2025 rezultojnë 849 shkresa hyrëse, të cilat janë trajtuar nga Drejtoria e Verifikimit në Terren sipas lëndës së përcaktuar.
Shqiptarët flasin më pak, por konsumojnë më shumë internet - AKEP: Rrjetet sociale dhe komunikimi online po ndryshojnë sjelljen e përdoruesve
Përdorimi i internetit në telefonat celularë vijon të rritet me ritme të shpejta në Shqipëri, ndërsa qytetarët po largohen gjithnjë e më shumë nga komunikimi......
Sa është kthimi nga investimi në pronat e bregdetit? Durrësi kryeson me 5.7% në vit, pasohet nga Golemi dhe Saranda
Blerja e një shtëpie në Shqipëri po shihet gjithnjë e më shumë jo vetëm si një investim për banim, por edhe si një mënyrë për të gjeneruar të ardhura të......
Shfrytëzimi i mineraleve, 525 leje aktive - Kromi e guri gëlqeror dominojnë prodhimin, AKBN publikon të dhënat e fundit
Të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore tregojnë se gjatë viteve 2021–2025 prodhimi i mineraleve metalike dhe materialeve ndërtimore ka shfaqur......
“Zgjerimi i BE-së është një zgjedhje strategjike” - Ministri Hoxha në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE dhe Ballkanit Perëndimor
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin informal mes Ministrave të Jashtëm të vendeve të BE dhe homologëve nga Ballkani......
Shpenzohet më shumë për strehim dhe shërbime - Cilat kryeqytete të BE-së kanë qira më të larta se pagat minimale?
Faturat e strehimit dhe të shërbimeve janë kategoria më e madhe e shpenzimeve për familjet evropiane. Sipas shifrave më të fundit të Eurostat, 23.6% e......
Obligacionet dominojnë borxhin e brendshëm - 78% e stokut mbahet në instrumente afatgjata. Bankat mbeten investitorët kryesorë
Bonot e thesarit 12-mujore dhe obligacionet 5-vjeçare vijojnë të jenë titujt qeveritarë më të preferuar për investim. Borxhi i brendshëm përbëhet nga......
Kreditë me probleme rikthehen në 3.85% në mars/ Bankat ruajnë stabilitetin, huatë e këqija mbeten poshtë nivelit 4%
Raporti i kredive me probleme në sistemin bankar shqiptar u rrit lehtë në 3.85% në fund të muajit mars 2026, pas nivelit 3.8% të regjistruar në shkurt. Të......
Familjet amerikane, borxh rekord prej 18.8 trilionë USD - Normat e vonesave në pagesa po rriten në kartat e kreditit, kreditë studentore
Borxhi i familjeve në SHBA arriti në një rekord prej 18.8 trilionë dollarësh në tremujorin e katërt të vitit 2025, 4.6 trilionë dollarë më shumë krahasuar me......


