Shqipëria Postuar më 21 Maj 2026, 11:03

Edhe 10 ditë afat për instalimin e POS/POI - Tatimet apel bizneseve të zbatojnë detyrimin cashless

Nga Edel Strazimiri

Edhe 10 ditë afat për instalimin e POS/POI - Tatimet apel bizneseve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka rikujtuar se kanë mbetur edhe 10 ditë nga afati ligjor për zbatimin e detyrimit të pagesave elektronike (cashless) përmes pajisjeve POS/POI në pikat e shitjes të strukturave akomoduese, shërbimeve të transportit dhe institucioneve apo shoqërive publike me kapital shtetëror.

Sipas njoftimit të Tatimeve, subjektet e përfshira duhet të përmbushin këtë detyrim brenda datës 30 maj 2026, duke siguruar pranimin e pagesave me kartë dhe forma të tjera elektronike në aktivitetin e tyre të përditshëm.

Administrata tatimore thekson se zgjerimi i pagesave cashless synon rritjen e transparencës në transaksione, ofrimin e një shërbimi më të shpejtë dhe efikas për qytetarët, si dhe forcimin e formalizimit të ekonomisë.

Tatimet u bëjnë thirrje subjekteve që ende nuk kanë përfunduar instalimin e pajisjeve POS/POI të mos e shtyjnë procesin për ditët e fundit, në mënyrë që të shmangen vonesat dhe problematikat në përmbushjen e detyrimeve ligjore.

Autoritetet rikujtojnë se pas përfundimit të afatit, moszbatimi i kërkesave të përcaktuara në legjislacion mund të sjellë masa administrative sipas parashikimeve ligjore.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat