Shqipëria Postuar më 1 Korrik 2025, 14:08

Britanikët po lënë Mesdheun për Shqipërinë - Influencuesit në TikTok nxisin trendin për të vizituar Shqipërinë

Nga Hamit Yzeiraj

Britanikët po lënë Mesdheun për Shqipërinë -

Një valë e re turistësh nga Mbretëria e Bashkuar po braktis vendet tradicionale të Mesdheut si Malaga dhe Benidormi, për të zbuluar destinacione më të lira dhe më pak të mbipopulluara, ku në krye të listës është edhe Shqipëria.

Sipas një publikimi nga “The Guardian”, e cilësuar nga media si “Kroacia e re”, vendi ynë ka shënuar një rritje me 61% të vizitave nga Britania vetëm gjatë vitit 2024.

Ky ndryshim po udhëhiqet nga një trend i fuqishëm në TikTok, ku të shumë janë influencerë që promovojnë të ashtuquajturat “destination dupes”  vende që ofrojnë natyrë dhe përvoja të ngjashme me destinacionet e famshme, por me çmime shumë më të përballueshme.

“Pushimet janë bërë të shtrenjta, plazhet plot me njerëz. Shqipëria ofron gjithçka pa rradhë, pa stres,” shprehet një prej, blogereve e udhëtimeve që ndjekur nga mijëra ndjekës në rrjet.

Të dhënat e Autoritetit të Aviacionit Civil në Britani tregojnë se përveç Shqipërisë, janë rritur ndjeshëm edhe udhëtimet drejt Malit të Zi dhe Bosnjës. Por ajo që e dallon Shqipërinë është kombinimi i plazheve të virgjëra, ushqimit të lirë dhe mikpritjes që të huajt e përshkruajnë si “të jashtëzakonshme”.

Numri i individëve të ardhur nga vende si Anglia, Wellsi, Skocia apo Irlanda e Veriut në këtë vit përllogaritet në rreth 150 mijë të tillë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat