Shqipëria Postuar më 25 Mars 2025, 17:10

Borxhi i jashtëm “fryhet” me 139 mln euro - BSH: Ai afatshkurtër, me rënie. Huatë kryesojnë detyrimet afatgjata

Nga Ledina Elezi

Borxhi i jashtëm “fryhet” me 139 mln euro - BSH: Ai

Borxhi i jashtëm bruto i Shqipërisë ka arritur në 10,142 milionë euro. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë një rritje me 1.4% të stokut të tij në fund të vitit 2024.

Sipas statistikave zyrtare, në fund të dhjetorit 2024, borxhi i jashtëm bruto ishte në nivelin 41.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 40.9% që ishte në fund të tremujorit të tretë.

Rreth 7.2 miliardë ose 71% e borxhit të jashtëm është në euro, ndërkohë që vetëm 10% është në dollar amerikan. Gati 88% e borxhit total është borxh afatgjatë, ndërsa 12% është borxh afatshkurtër. Konkretisht borxhi i jashtëm afatgjatë llogaritet në 8.9 miliardë lekë dhe ai afatshkurtër në gati 1.1 miliardë lekë, me rënie në krahasim me tremujorin e tretë.

Për sa i përket borxhit të jashtëm afatgjatë sipas instrumenteve, huatë vijojnë të kryesojnë në masën 48% të totalit. Nga ana tjetër, instrumentet financiare në formën e monedha dhe depozita, si dhe kreditë tregtare dhe paradhëniet zënë përkatësisht 30% dhe 49% të tepricës së borxhit afatshkurtër.

Por, cilët janë kreditorët e borxhit të jashtëm të Shqipërisë?

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, kreditorët publikë, pra huaja nga institucionet financiare ndërkombëtare, mban pjesën më të madhe të tepricës së borxhit të jashtëm afatgjatë. Investimet e portofolit të bankave private dhe të qeverisë, si dhe huaja nga banka private dhe institucione të tjera private, përbëjnë përkatësisht 14% dhe 15% të borxhit të jashtëm afatgjatë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat