Shqipëria Postuar më 7 Maj 2026, 10:38

Bordi ul çmimin e karburanteve - Nafta me 10 lekë, në 196 lekë/litër. Benzina me 4 lekë, në 180 lekë/litër

Nga Ernilda Luzi

Bordi ul çmimin e karburanteve - Nafta me 10 lekë, në 196

Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e radhës çmimet e reja tavan për tregtimin e nënprodukteve të naftës, të cilat hyjnë në fuqi të enjten në orën 12:00.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 196 lekë/litër, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 184 lekë/liter, duke e ulur çmimin me 10 lekë/litër.

Ndërkohë, për benzinën, çmimi tavan në pakicë është përcaktuar 180 lekë/litër dhe 168 lekë/litër në shumicë, duke e ulur çmimin me 4 lek/litër dhe reflektuar luhatjet në tregjet ndërkombëtare dhe kursin e këmbimit.

Autoritetet bëjnë të ditur se çmimet e reja do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme, ku do të rishikohen në varësi të zhvillimeve të tregut.

Gjithashtu, është theksuar detyrimi për të gjithë operatorët e tregtimit me pakicë dhe shumicë që të zbatojnë vendimin.

Në rast të shkeljeve, paralajmërohet pezullim i aktivitetit për subjektet që nuk respektojnë çmimet e përcaktuara.

Në një sqarim zyrtar, Bordi thekson se, referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, niveli i akcizës mbetet në 100%, pasi çmimet e vendosura janë nën pragjet e përcaktuara prej 220 lekë/litër për gazoilin dhe 200 lekë/litër për benzinën.

Institucionet përgjegjëse, përfshirë ministritë e linjës, vijojnë angazhimin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat