Shqipëria Postuar më 20 Dhjetor 2025, 11:26

Bizneset digjitale, detyrim për raportim - Direktiva e BE/ Sistemi i bëhet funksional në vitin 2027

Nga Elisabeta Dosku

Bizneset digjitale, detyrim për raportim - Direktiva e BE/ Sistemi i

Administrata Tatimore ka përmbyllur fazën paraprake të harmonizimit të legjislacionit për zbatimin e Direktivës DAC7, një akt i rëndësishëm i Bashkimit Evropian që synon rritjen e transparencës fiskale në ekonominë digjitale. Kjo direktivë vendos detyrime të reja raportimi për platformat digjitale lidhur me të ardhurat që realizojnë individët dhe bizneset përmes tyre.

Por ccfarë është Direktiva DAC7? Direktiva DAC7 (Directive on Administrative Cooperation 7) është pjesë e paketës së Bashkimit Evropian për bashkëpunimin administrativ në fushën e tatimeve. Ajo detyron platformat digjitale si tregjet online, platformat e shërbimeve, aplikacionet e qiradhënies apo ato të shitjes së produkteve, të mbledhin dhe të raportojnë pranë autoriteteve tatimore informacion mbi shitësit dhe të ardhurat që ata gjenerojnë përmes platformës.

Qëllimi kryesor i DAC7 është të sigurojë që të ardhurat e krijuara në ekonominë digjitale të tatohen në mënyrë të drejtë, duke shmangur evazionin fiskal dhe duke reduktuar informalitetin.

Çfarë ndryshon për platformat dhe shitësit? Me zbatimin e DAC7, platformat digjitale do të kenë detyrimin të: identifikojnë shitësit aktivë në platformë; mbledhin të dhëna mbi transaksionet dhe të ardhurat e realizuara; raportojnë këto informacione periodikisht pranë Administratës Tatimore.

Këto të dhëna do t’u shërbejnë autoriteteve tatimore për të verifikuar përputhjen e deklarimeve tatimore dhe për të garantuar barazi fiskale mes subjekteve që operojnë në tregun tradicional dhe atij digjital.

Sipas Administratës Tatimore, objektivi është që harmonizimi i plotë ligjor të përfundojë deri në vitin 2026, ndërsa sistemi i raportimit të jetë funksional jo më vonë se viti 2027. Ky proces përbën një hap të rëndësishëm në përafrimin e administrimit tatimor shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian dhe në modernizimin e kontrollit fiskal.

Zbatimi i Direktivës DAC7 pritet të rrisë transparencën, të garantojë konkurrencë të ndershme dhe të forcojë besimin në ekonominë digjitale, duke kontribuar njëkohësisht në zgjerimin e bazës tatimore dhe në formalizimin e aktivitetit ekonomik online.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat