9 kompani farmaceutike ulin çmimet në SHBA - Kompanitë do të përjashtohen nga tarifat e vendosura nga Trump

Disa nga prodhuesit më të mëdhenj farmaceutikë me bazë në SHBA dhe në Europë nënshkruan një marrëveshje me Presidentin Donald Trump, për ti shitur vullnetarisht ilaçet e tyre, me një çmim më të ulët. Mes këtyre kompanive përfshihen, Merck, Bristol Myers Squibb, Amgen, Gilead, GSK, Sanofi, Genentech i Roche, Boehringer Ingelheim dhe Novartis. Në këmbim, kompanitë ranë dakord që për një periudhë 3-vjeçare të mos paguajnë tarifat e planifikuara nga Trump, për produktet farmaceutike, për sa kohë që prodhuesit do të investojnë më tej për të prodhuar në SHBA.
Ndër premtimet më të spikatura ishte ai i Bristol Myers Squibb, që tha se do të ofrojë falas holluesin e gjakut Eliquis, si pjesë e programit Medicare. Kompanitë përbëjnë shumicën e 17 prodhuesve të ilaçeve të cilëve Trump u dërgoi letra në muajin korrik, duke u bërë thirrje atyre të ulnin çmimet si pjesë e politikës së tij, “kombi më i favorizuar”.
“Që nga sot, 14 nga 17 kompanitë më të mëdha farmaceutike kanë rënë dakord të ulin në mënyrë drastike çmimet e barnave për popullin amerikan dhe pacientët amerikanë”, tha Trump. “Kjo përfaqëson fitoren më të madhe për të pasur çmime të përballueshme për pacientët në historinë e kujdesit shëndetësor amerikan dhe çdo qytetar do të përfitojë”, shtoi Trump.
Johnson & Johnson, AbbVie dhe Regeneron janë mes kompanive të mëdha që nuk kanë nënshkruar ende marrëveshjet për çmimet e barnave. Por Trump vuri në dukje se Johnson & Johnson do të firmos javën e ardhshme.
Megjithatë, kushtet e plota të marrëveshjeve nuk u publikuan, që e bën të paqartë se sa i madh do të jetë ndikimi i tyre. Trump tha se prodhuesit farmaceutikë ranë dakord të listojnë ilaçet e tyre kryesore në faqen e internetit për konsumatorët, TrumpRx, e cila do të lançohet në janar.
Disa kompani lançuan gjithashtu oferta të reja ose zgjeruan ofertat ekzistuese direkt te konsumatori për disa barna. Përshembull, Sanofi tha se do të ofrojë zbritje prej 70% për ilaçe të caktuara për të trajtuar infeksionet dhe gjendjet kardiovaskulare dhe diabetike në TrumpRx dhe platforma të tjera direkte për konsumatorin.
Më herët kompani si, Pfizer, AstraZeneca, Eli Lilly dhe Novo Nordisk kishin arritur marrëveshje me administratën Trump për të ulur çmimet.
Ajri i ndotur në Shkup - Tejkalohet pragu kritik në disa zona, autoritetet njoftojnë masa
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka njoftuar se në disa pika matëse në Shkup është tejkaluar gjatë dy ditëve radhazi pragu kritik për......
Risi në tregun e punës, çfarë do të ndryshojë nga 1 Janari? - Portal online që bashkon ofertat publike dhe private për aplikim të thjeshtë
Qeveria ka vendosur që të gjitha vendet e lira të punës në administratën publike të publikohen edhe në portalin online të Agjencisë Kombëtare të Punësimit......
“Radar” mbi çmimet e mallrave të shportës për festat e fundvitit - Autoriteti i Konkurrencës, synim parandalimi i rritjes së pajustifikuar
Autoriteti i Konkurrencës po vijon prej 2 ditësh monitorimin në tregun e mallrave të shportës, i cili do të zgjasë deri më 15 janar, duke u përqendruar......
Lidhja e re Shqipëri- Mali i Zi drejt përfundimit - Përshpejtohen punimet në aksin Shirokë-Zogaj, 6.5 km
Po shkojnë drejt përmbylljes punimet për ndërtimin e rrugës panoramike të Shirokës, një investim strategjik që do të krijojë një lidhje të re mes Shqipërisë......
Janar- Nëntor, rreth 1.5 milionë vizitorë në sitet kulturore - Ministri Gonxhja: Trashëgimia, rritje e vizitueshmërisë prej 53%
Sitet kulturore të vendit janë vizituar nga rret 1,5 milionë vizitorë vendas dhe të huaj nq 9 muaj. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja......
Diaspora e arsimuar shkon në SHBA / Pothuajse një e treta me shkollim të lartë, Gjermania dhe Britania vijojnë trendin
Emigrimi ka qenë dhe vijon të mbetet një fenomen i pandashëm nga historia e Shqipërisë. Valët e para të emigracionit shqiptar u drejtuan kryesisht drejt......
Diaspora shqiptare, rreth 1.1 milionë persona në Europë/ Italia dhe Greqia në krye, emigrimi i nxitur nga familja dhe puna
Italia dhe Greqia vijojnë të mbeten destinacionet kryesore të emigracionit shqiptar në Europë, duke përqendruar numrin më të lartë të shtetasve shqiptarë dhe......
Sa diasporë ka Shqipëria? Rreth 2.2 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit, shumica të rinj dhe në moshë pune
Emigracioni shqiptar vijon të mbetet një nga fenomenet më të rëndësishme demografike dhe socio-ekonomike për vendin, duke ndikuar drejtpërdrejt si në......





