Amerika Postuar më 20 Dhjetor 2025, 11:21

Trump pezullon lotarinë amerikane DV1 - Vendimi, pas sulmit me armë në Universitetin Brown

Nga Lidion Kulla

Trump pezullon lotarinë amerikane DV1 - Vendimi, pas sulmit me armë

Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të pezullojë skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër, pas të shtënës masive në Universitetin Brown, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën disa të tjerë.

Vendimi u konfirmua nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e cila deklaroi se pezullimi i programit është bërë me urdhër të presidentit Trump, me qëllim që “asnjë amerikan të mos dëmtohet nga ky program katastrofik”. Sekretarja Noem, tha se i ka udhëzuar Shërbimet e Shtetësisë dhe Emigracionit që të pezullojnë programin DV1.

“Vrasësi i Universitetit Brown, Claudio Manuel Neves Valente, hyri në Shtetet e Bashkuara përmes programit të vizave të lotarisë së diversitetit (DV1) në vitin 2017 dhe iu dha një kartë e gjelbër. Ky individ i neveritshëm nuk duhej të lejohej kurrë në vendin tonë.

Në vitin 2017, Presidenti Trump luftoi për t'i dhënë fund këtij programi, pas përplasjes me kamion në NYC nga një terrorist i ISIS, i cili hyri në SHBA me programin DV1 dhe vrau tetë persona. Me urdhër të Presidentit Trump, unë po udhëzoj menjëherë Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA, që të ndalojë programin DV1, për t'u siguruar që asnjë amerikan tjetër të mos dëmtohet nga ky program katastrofik”, njoftoi Noem në rrjetet sociale.

Noem i bëri këto komente pasi zyrtarët se i dyshuari për të shtënat masive në Universitetin Broën fundjavën e kaluar, i identifikuar si shtetasi portugez Claudio Neves Valente, kishte vdekur. Programi i Vizave për Emigrantët, DV1 ofron deri në 50,000 viza çdo vit, nga vende me nivele të ulëta të emigracioni drejt SHBA, përmes një përzgjedhjeje të rastësishme.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat