Sistemet tatimore në Evropë - Franca, me performancën më të dobët. Kryesojnë vendet baltike

Të ardhurat nga taksat luajnë një rol jetik në financimin e shërbimeve publike. Sipas Eurostat, në vitin 2023 raporti i përgjithshëm midis taksave dhe Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në Bashkimin Evropian ishte 40%. Megjithatë, politikat dhe normat tatimore ndryshojnë ndjeshëm midis vendeve evropiane, për shkak të prioriteteve të tyre ekonomike dhe modeleve të ndryshme sociale.
Sipas Indeksit të Konkurrueshmërisë Tatimore Ndërkombëtare, që vlerëson mënyrën se si vendet ndërtojnë sistemet e taksave, dy kriteret kryesore janë konkurrueshmëria dhe neutraliteti. Një sistem konkurrues mban normat tatimore të ulëta për të nxitur investimet dhe rritjen ekonomike, ndërsa një sistem neutral synon të mbledhë më shumë të ardhura me sa më pak deformime në aktivitetin ekonomik.
Mes 27 vendeve evropiane të përfshira në indeksin e vitit 2025, rezultatet variojnë nga 45.8 në Francë deri në 100 në Estoni, që do të thotë se Estonia ka sistemin tatimor më konkurrues dhe neutral, ndërsa Franca renditet në fund të tabelës.
Sipas raportit, Parisi ndodhet në atë pozicion për shkak të zbatimit të disa taksave shtesë mbi korporatat e mëdha, që e rrisin përkohësisht normën më të lartë tatimore mbi fitimin në 36.1%. Kjo është vlera më e lartë ndër vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) dhe gati 12 pikë përqindjeje mbi mesataren e institucionit (24.2%).
Në anën tjetër, vendet baltike, si Estonia, Letonia dhe Lituania, dominojnë kryesimin e indeksit. Letonia (92.8) ndjek Estoninë, ndërsa Lituania (81.8) mban vendin e katërt, pas Zvicrës (86).
Në përgjithësi, vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore kanë sisteme tatimore më konkurruese, ndërsa ato perëndimore renditen më poshtë. Pranë Francës, në fund të listës gjejmë Italinë (50.3), Poloninë (54.7) dhe Spanjën (57.9). Këto shtete ndiqen nga Portugalia, Mbretëria e Bashkuar, Irlanda dhe Belgjika, duke përbërë tetë vendet me rezultatet më të ulëta në Evropë.
Ku po i investojnë bankat miliardat? Huadhënie rekord në tregti, ndërtim, turizëm dhe bujqësi
Në shtator 2025, kreditë e reja për korporatat jofinanciare private arritën nivele të reja në disa sektorë kyç të ekonomisë, sipas të dhënave më të fundit të......
Forcohen valutat kryesore – Si ka nisur ky muaj për monedhat e huaja?
Dollari amerikan e ka nisur këtë muaj pozitivisht duke u blerë mëngjesin e kësaj të hëne me 83.2 lekë dhe duke u shitur me 84.2 lekë në raport me javën e......
“Çipet më të avancuara, vetëm në SHBA” - Trump ndalon eksportin e tyre në shtete të tjera
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se çipet më të avancuara të inteligjencës artificiale të kompanisë Nvidia do të rezervohen vetëm për kompanitë......
Grekët pensionohen të “rinj” - Mosha e daljes në pension mbetet nën mesataren evropiane
Mosha e daljes në pension në Greqi ka qenë deri më sot një nga më të ulëtat në botë. Reformat e zbatuara vitet e fundit në sistemin e sigurimeve shoqërore të......
Kompanitë gjermane “financojnë” luftën në Ukrainë - I kanë paguar 1.7 miliardë euro taksa Kremlinit që nga fillimi i konfliktit
Kompanitë gjermane kanë paguar pothuajse 1,72 miliardë euro taksa për Kremlinin që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, mjaftueshëm për të financuar......
Rritet deficiti tregtar në Malin e Zi - Eksportet mbulojnë vetëm 12,6% të importeve
Tregtia e jashtme totale e Malit të Zi për periudhën janar-shtator 2025 arriti në 3,69 miliardë euro, sipas të dhënave paraprake nga Administrata e......
Investimet në ndërtim marrin “hov”/ Fluksi i huave arrin nivel të lartë në shtator të vitit 2025
Sektori i ndërtimit në Shqipëri po dëshmon vitalitet, duke reflektuar një besim të shtuar nga bizneset private në potencialin e tij afatgjatë. Të dhënat më......
Operacioni “Posta e Rreme”/ Arrestohen 2 shtetas kinezë. Mashtronin qytetarët shqiptarë
Goditet një grup i huaj që mashtronte qytetarët shqiptarë përmes faqeve të falsifikuara të Postës Shqiptare. Vihen në pranga dy shtetas kinezë. Sekuestrohen......





