Çmimi i naftës bie me më shumë se 1% - Bisedimet SHBA-Iran lehtësojnë shqetësimet për furnizimin

Çmimet e naftës ranë me më shumë se 1% këtë të hënë, ndërsa frika për një konflikt në Lindjen e Mesme u zbut pasi SHBA-të dhe Irani u zotuan të vazhdojnë bisedimet indirekte rreth programit bërthamor të Teheranit, duke qetësuar shqetësimet rreth ndërprerjeve të mundshme të furnizimit.
Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar brent ranë me 84 cent, ose 1.2%, në 67.21 dollarë për fuçi mëngjesin e të hënës, ndërsa nafta e papërpunuar amerikane ra me 82 cent, ose 1.3%, në 62.73 dollarë.
"Me më shumë bisedime në horizont, frika e menjëhershme e ndërprerjeve të furnizimit në Lindjen e Mesme është zbutur mjaft," thanw analistwt e tregjeve. Irani dhe SHBA-të u zotuan të vazhdojnë bisedimet pas asaj që të dyja palët e përshkruan si diskutime pozitive të premten në Oman. Kjo lehtësoi shqetësimin se një dështim për të arritur një marrëveshje mund ta shtyjë Lindjen e Mesme më afër luftës, pasi SHBA-të kanë pozicionuar më shumë forca ushtarake në zonë. Rreth një e pesta e konsumit botëror të naftës kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit midis Omanit dhe Iranit.
Të dy indekset e naftës ranë me më shumë se 2% javën e kaluar, ndërsa tensionet u lehtësuan, rënia e tyre e parë në shtatë javë.
Megjithatë, ministri i jashtëm i Iranit tha se vendi do të sulmojë bazat amerikane në Lindjen e Mesme nëse sulmohet nga forcat amerikane, duke treguar kërcënimin në rritje të konfliktit.
“Luhatshmëria mbetet e lartë ndërsa retorika kontradiktore vazhdon. Çdo titull negativ mund të ringjallë shpejt primet e rrezikut në çmimet e naftës këtë javë”, thanë analistët e tregut.
Investitorët po përballen gjithashtu me përpjekjet perëndimore për të frenuar të ardhurat e Rusisë nga eksportet e naftës që mbështesin luftën e saj në Ukrainë. Komisioni Evropian të premten propozoi një ndalim të plotë për çdo shërbim që mbështet eksportet e naftës bruto të Rusisë me transport detar.
Evropianët po pasurohen, por jo të gjithë njëlloj? - Çfarë mund të sigurojmë me të ardhurat reale të familjes
"Të ardhurat reale të familjes" janë ato që keni në të vërtetë pas taksave dhe inflacionit. Në veri të europës, çmimet e larta e bëjnë shumë më të shtrenjtë......
Aeroporti i Tiranës mbyll 2025-ën në krye të rajonit - TIA: Rekord pasagjerësh, 11.6 milionë vetëm në një vit
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka konfirmuar për vitin 2025 pozicionin e tij udhëheqës në rajon. Sipas statistikave zyrtare të publikuara nga Këshilli......
Prodhuesi i baterive anulon investimet në Itali dhe Gjermani - ACC e Stellantis nuk planifikojnë më që të hapin gigafabrikat
Sipërmarrja evropiane e baterive të automjeteve Automotive Cells po pezullon planet për të ndërtuar gjigafabrika baterish në Itali dhe Gjermani, tha të......
SHBA-të sfidojnë kontrollin kinez për mineralet afrikane - Firmat kineze kontrollojnë prej vitesh asetet e bakrit dhe kobaltit
SHBA-të po përdorin marrëveshjet e blerjeve dhe financimin e mbështetur nga shteti për të konkurruar në afat të shkurtër Kinën, në sigurimin e furnizimeve me......
Marrëveshja me SHBA, rafineritë indiane shmangin naftën ruse - Ulje e importeve të naftës ruse nën 1 milion fuçi në ditë deri në mars
Rafineritë indiane po shmangin blerjet e naftës ruse për dorëzim në prill dhe pritet të qëndrojnë larg blerjeve të tilla për një kohë më të gjatë, thanë......
Çmimi i energjisë dhe gazit në qytetet europiane - Cilat janë më të shtrenjtat dhe më të lira në vitin 2026
Çmimet e energjisë për banesa në Evropë u rritën ndjeshëm pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në fillim të vitit 2022. Ato u stabilizuan rreth një vit më......
Dollari amerikan humbet ndjeshëm pikë – Sa këmbehen sot valutat e tjera?
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke pësuar gjatë fundjavës një zbritje të ndjeshme të kuotës teksa është blerë këtë mëngjes me 81 lekë dhe......
Transporti ajror, Aeroporti i Rinasit i pari në rajon, në 2025 priti e përcolli 11.6 milionë pasagjerë
Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit “Nënë Tereza” – TIA mban kreun e renditjes për numrin e pasagjerëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo është konfirmuar......


