Bota Postuar më 16 Mars 2026, 09:59

Irani ka çelësin e rihapjes së tregjeve globale të energjisë - Ndërprerja, 10 milionë fuçi në ditë, 10% e kërkesës globale

Nga SCAN TV

Irani ka çelësin e rihapjes së tregjeve globale të

Kur kompania saudite Aramco njoftoi blerësit e të naftës se nuk kishte një ide të qartë se cilin port do të përdorte për eksportet e prillit, kjo nxori në pah një realitet të ri: Irani, jo Shtetet e Bashkuara, mban çelësin për rihapjen e tregut global të energjisë.

Letra, pasqyron bindjen në rritje brenda dhe jashtë Lindjes së Mesme se, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli mund ta shpallin luftën të përfunduar në çdo kohë, Irani do të ketë fjalën e fundit në lidhje me kohëzgjatjen e asaj që Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë e quajti ndërprerja më e rëndë e furnizimit me naftë dhe gaz të të gjitha kohërave.

Hapja emergjente e rezervave të naftës prej 400 milionë fuçi, e dakordësuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, për të përballuar tronditjen e furnizimit në Lindjen e Mesme, është më shumë se dyfishi i veprimit të saj rekord të mëparshëm në vitin 2022.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë vazhdimisht se Shtetet e Bashkuara janë afër fitores në luftën që po përshkallëzohet me shpejtësi.

Por Irani është hakmarrë ndaj sulmeve SHBA-Izrael ndaj tij duke qëlluar me dronë dhe raketa anijet në Ngushticën e Hormuzit, duke ndërprerë rrjedhën e furnizimit global me naftë dhe gaz të lëngshëm.

Drejtuesit e lartë të kompanive të Lindjes së Mesme dhe kolegët e tyre perëndimorë paralajmërojnë se do të duhet më shumë sesa thjesht garancitë e SHBA-së për sigurinë për të rinisur trafikun detar.

Kriza ka ekspozuar dobësinë në mbrojtjen e sistemit energjetik, tha një këshilltar i energjisë. Rikthimin ë normalitet do të zgjasë me muaj dhe sigurimi për dërgesat do të jetë më i shtrenjtë dhe më i vështirë për t'u gjetur për shkak të rrezikut më të lartë të perceptuar, shtoi ai.

Sulmet iraniane kanë shkaktuar mbyllje të rafinerive në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrein dhe Izrael, duke bërë që çmimet e naftës dhe gazit të rriten deri në 60%. Sipas vlerësimeve të analistëve, shkurtimet totale të prodhimit të naftës në Lindjen e Mesme tani janë në 7-10 milionë fuçi në ditë, ose 7-10% të kërkesës globale.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat