Ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.3%/ Instituti i Vienës: Projeksione optimiste, por mungesa e fuqisë punëtore, problem

“Instituti i Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare” ka publikuar raportin më të fundit me projeksionet e verës për vitin 2023 duke e lënë të pandryshuar normën e rritjes ekonomike, krahasuar me projeksionet e pranverës së këtij viti të publikuara në muajin prill. Referuar të dhënave të buletinit të fundit, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë do të zgjerohet me 3.3% këtë vit. Nga ana tjetër, sipas raportit, për vitin 2024 dhe 2025 të dhënat vijojnë një trajektore pozitive duke parashikuar një rritje prej 3.8% dhe 4% përkatësisht. Megjithatë, qeveria shqiptare e ka parashikuar rritjen ekonomike për këtë vit në 3.7%, rreth 0.4 pikë më e lartë se projeksionet e Institutit të Vienës.
“Instituti i Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare” parashikon se Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova pritet të kenë rritjen më të lartë ekonomike në rajon për vitin aktual, por edhe për dy vitet e ardhshme. Theksojmë se për Kosovën Prodhimi i Brendshëm Bruto, për vitin 2023, pritet të zgjerohet me 3.4%, ndërkohë kjo rritje për vitin 2024 dhe 2025 parashikohet në 3.9% dhe 4.1%. Të dhënat tregojn se parashikimet për rritjen ekonomike të Kosovës kanë rënë me 0.2 pikë, krahasuar me projeksionet e pranverës.
Instituti i Vienës, sipas parashikimeve, thotë se vendi me rritjen më të ulët ekonomike në Ballkanin Perëndimor, përgjatë vitit 2023 pritet të jetë Serbia me vetëm 1.3%. Ekonomia e Maqedonisë së Veriut ndërkohë projektohet të zgjerohet këtë vit me 1.6% dhe ajo e Bosnje Hercegovinës me 1.5% .Ajo që vihet re krahasuar me parashikimet e pranverës është rritja e treguesit për Malin e Zi, nga 2.9% në 3.5% në projeksionet e verës, duke kryesuar kështu rajonin.
Parashikimet për Shqipërinë janë pozitive edhe sa i përket çmimeve të konsumit, por mbeten të pandryshuara, krahasuar me projeksionet e pranverës dhe vjeshtës. Për vitin 2023, sipas Institutit të Vienës, është parashikuar që norma e inflacionit të zbresë në 4%, ndërsa për vitin 2024 dhe 2025 parashikohet në 3% dhe 2.5%. Sipas të dhënave, Shqipëria do jetë vendi me normën më të ulët të inflacionit në Ballkanin Perëndimor për vitin 2023. Mesatarja e vendeve të rajonit sa i përket normës së inflacionit parashikohet në 9.5%, ndërkohë që vendi i cili do të regjistrojë normën më të lartë është Serbia me 12% dhe Mali i Zi me 9.7%. Nga ana tjetër, treguesi i papunësisë për Shqipërinë sipas raportit vlerësohet në 10% për vitin 2023, duke u përmirësuar akoma që nga projëksionet e pranverës.
Sipas raportit rritja ekonomike do të mbështetet kryesisht nga konsumi privat, investimet dhe një bum në turizëm, ndërkohë që inflacioni, edhe pse në rënie, pritet të nxitet kryesisht nga produktet ushqimore, çmimet e të cilave ishin ende në rritje me ritme dyshifrore në pesë muajt e parë të 2023. Ndër të tjera në raport thuhet se sektori bankar ka vazhduar të performojë mirë. Kërkesa për kredi është zgjeruar më tej, e nxitur kryesisht nga individët, ndërkohë që kreditë me probleme kanë vazhduar të bien. Një problem që theksohet është mungesa e fuqisë punëtore dhe e aftësive, ndërkohë që emigracioni vazhdon.
Sondazh

Objektivat e SDG, sa progres ka bërë Shqipëria? Ngjitet me 7 pozicione, por në vend numëro me rritjen ekonomike dhe institucionet e forta
Indeksi i Zhvillimit të Qëndrueshëm për vitin 2023, i publikuar nga “Cambridge University” dhe me mbështetjen e agjencive të OKB-së, tregon se Shqipëria ka......

Sa na kushton shkollimi i një mjeku? 36 mijë euro për 6 vite studime. Tarifat e shkollimit janë sa 6-8% e kësaj kosto
Projektligji “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “mjekësi e përgjithshme” në institucionet......

Të varfër, por s`kursejmë për argëtim/ Jemi të 3-tët në Europë, shpenzojmë 1.1 mld euro në vit, 6.2% të PBB-së
Sipas të dhënave më të fundit nga Eurostat, të analizuara nga `Scan Intel`, rezulton se shqiptarët janë të tretët në Europë për peshën që zë argëtimi dhe......

Sa paqësore është Shqipëria? Indeksi: Renditemi në vend të 40 në botë dhe të dytët në rajon, përmirësohemi në pikëzim
“Indeksi Global i Paqes” për vitin 2023 tregon se Shqipëria është ngjitur me një pozicion, krahasuar me edicionin e vitit të kaluar dhe po ashtu është rritur......

Mbi 200 mijë shqiptarë kërkojnë "ëndrrën amerikane" çdo vit. Aplikimet për Llotarinë Amerikane sipas periudhave
Referuar të dhënave nga “Departamenti Amerikan i Shtetit” numri i apilikimeve për Llotarinë Amerikane nga shqiptarët ka qenë në rritje ndër vite, por duke......

Shesim më shumë se sa blejmë me SHBA/ 13 mld lekë eksporte. Giza & çeliku, bimët medicinale dhe fasonët gjejnë treg të ri
Veç retorikës apo politikës së jashtme, marrëdhëniet mes dy vendeve përcaktohen më mirë nëpërmjet shifrave. Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej......

“Real estate” udhëheq ekonominë/ Bashkë me `artet dhe argëtimin` stimuluan PBB të ngjitet në 2.72% gjatë tremujorit të parë të këtij viti
Produkti i Brendshëm Bruto vlerësohet më rritje përgjatë tremujorit të parë të këtij viti, sipas të dhënave më të fundit nga "Instituti i Statatistikave". Kjo......

Nga vijnë makinat në Shqipëri? Tkurret dominimi italo-gjerman, ndërsa Korea e Jugut dhe Kina “lënë në hije” të mëdhënjtë
“Scan Intel” ka analizuar shifrat e tregtisë së jashtme për të kuptuar se nga i importojmë mjetet e transportit dhe se si kanë lëvizur ndër vite tendencat. Si......