Bota Postuar më 16 Maj 2023, 09:53

Dollari amerikan, nën presion - Ligjvënësit në SHBA, ende pa marrëveshje mbi tavanin e borxhit

Nga SCAN TV
Dollari amerikan, nën presion - Ligjvënësit në SHBA, ende pa

Dollari amerikan po gjendet nën presion edhe në sesionin e sotëm, për shkak të rreziqeve për falimentimin e ekonomisë më të madhe në botë, pasi demokratët dhe republikanët nuk kanë gjetur ende një marrëveshje për rritjen e tavanit të borxhit prej 31.4 trilionë dollarë.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 102.4, duke u tërhequr nga niveli më i lartë në 5 javë të regjistruar në fillim të sesionit të kaluar.

Javën paraardhëse, dollari amerikan u mbështet nga kërkesa e investitorëve për asete të sigurta, për shkak të shenjave të ngadalësimit të ekonomisë amerikane dhe asaj kineze.

Ndërkohë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden shprehu besimin se do të arrihet një marrëveshje shumë shpejt, por, republikanët këmbëngulin se palët janë ende shumë larg dakordësisë. Ndërkohë, të tregun e kriptomonedhave, bitcoin ka rënë lehtë dhe po tregtohet pranë 27 mijë dollarëve, ndërsa ethreum po tregtohet në rreth 1820 dollarë.

SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat