BSH ndërhyn më pak në tregun e parasë - Në tremujorin e parë injektimi mesatar ditor me maturim 1-13 javë ra në 34,89 mld lekë

Në tremujorin e parë të vitit 2023, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë konsistuan në operacionet e tregut të hapur për injektim likuiditeti. Injektimi mesatar ditor nëpërmjet operacioneve me maturim 1-13 javë ka rënë në 34.89 miliardë lekë, kundrejt mesatarisht 44.60 miliardë lekë në tremujorin e mëparshëm dhe mesatarisht 40.76 miliardë lekë gjatë vitit 2022. Pas kësaj rënieje, mungesa është rikthyer rreth vlerave mesatare të 5 viteve të fundit, por tendenca në fund të tremujorit ka qenë për rritje të saj, kryesisht për shkak të akumulimit të lartë të likuiditetit në llogarinë e qeverisë dhe uljen e marrëveshjeve SWAP me Bankën e Shqipërisë.
Një transaksion SWAP është konvertimi i një monedhe me një tjetër monedhë në një moment të caktuar kohe, me një marrëveshje për të rikonvertuar atë përsëri në monedhën origjinale në një kohë të caktuar në të ardhmen. Normat e të dy shkëmbimeve vendosen paraprakisht.
Mungesa e likuiditetit, e shprehur sipas operacioneve injektuese të Bankës së Shqipërisë, ka qenë mjaft e lartë në 51.05 miliardë lekë në ditët e para të vitit, por me rritjen e shpenzimeve të Ministrisë së Financave, ka rënë në mes të muajit janar në 27.94 miliardë lekë, kur u shënua edhe vlera më e ulët. Shpenzimet e rritura të Ministrisë së Financave u financuan nga likuiditeti i akumuluar gjatë vitit 2022, rritja e marrëveshjeve SWAP në ditët e fundit të vitit 2022 dhe shitja e 50 milionë Eurove ndaj Bankës së Shqipërisë për shumën 5.74 miliardë lekë në muajin janar.
Sistemi bankar ka përdorur instrumentin e depozitës në Bankën e Shqipëreisë në mënyrë të vazhdueshme për mesatarisht 15.06 miliardë lekë prej mesatarisht 10.04 miliardë lekë në gjashtë muajt e mëparshëm. Instrumenti i kredisë njëditore është përdorur në 20 raste për mesatarisht 2.1 miliardë lekë.
Gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2023, Banka e Shqipërisë ka zhvilluar 2 ankande për blerjen e valutës. Ndërkohë, gjatë këtij viti, me objektiv rritjen e rezervës valutore, Banka Qendrore synon të blejë përmes ankandeve 160-220 milionë Euro.
Dorian Koça / SCAN
Sondazh

Nga vijnë makinat në Shqipëri? - Tkurret dominimi italo-gjerman. Korea e Jugut dhe Kina “lënë në hije” të mëdhenjtë
“Scan Intel” ka analizuar shifrat e tregtisë së jashtme për të kuptuar se nga i importojmë mjetet e transportit dhe se si kanë lëvizur ndër vite tendencat. Si......

Ndërtimi dhe real estate “pushtojnë” edhe kreditimin - Rritet ndjeshëm pesha e sektorëve në portofolin e kredisë së bankave
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë në lidhje me kreditimin gjatë Majit tregonin se kredia e re për sektorin privat ka prekur nivelin më të lartë që......

“Real estate” udhëheq ekonominë - Bashkë me “artet dhe argëtimin” stimuluan PBB të ngjitet në 2.72% tremujorin e parë
Produkti i Brendshëm Bruto vlerësohet më rritje përgjatë tremujorit të parë të këtij viti, sipas të dhënave më të fundit nga "Instituti i Statistikave". Kjo......

Krijohet loja e fjalëkalimeve në internet – Ka si qëllim rritjen e kreativitetit nga pasiguritë e epokës dixhitale
Mendoni se jeni të mirë në krijimin e fjalëkalimeve? Atëherë mund të mendoni të luani lojën e fjalëkalimeve, e cila po bëhet shpejt një sensacion në internet......

Do të kushtojë rreth 300 mijë dollarë - Makina fluturuese elektrike fiton miratimin për testim në rrugë dhe në ajër
Një makinë fluturuese plotësisht elektrike që do të kushtojë rreth 300,000 dollarë sapo fitoi miratimin për të filluar testimin në rrugë dhe në ajër. Alef......

Toronto dhe Nju Jorku, më të ndoturit nga zjarret në Kanada - Erëra të forta janë lëshuar drejt Europës
Më shumë se 500 zjarre kanë shpërthyer në të gjithë provincat kanadeze për gati një muaj, duke përhapur një mjegull portokalli-kafe në të gjithë Kanadanë......

Soros redukton 40% të stafit - Fondacioni kaloi nën kontrollin e djalit të themeluesit
Sipas Bloomberg, Fondacioni “Shoqëria e Hapur” i George Soros do të pushojë të paktën 40% të stafit një muaj pasi 92-vjeçari njoftoi se ia dorëzoi drejtimin e......

Italia rrit energjinë e rinovueshme - Deri në fund të dekadës synohet prodhimi i 2/3 të energjisë totale
Italia synon të gjenerojë gati dy të tretat e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë deri në fund të dekadës. Konfirmimi u bë nga ministria......