Ambasadori ukrainas: Vendet e BE-së duhet të jenë të gatshme për 'sakrifica ekonomike' për të ndalur Rusinë!
Vendet e BE-së duhet të përgatiten të bëjnë "sakrifica ekonomike" dhe të miratojnë ndalimin e shumëpritur të importeve të naftës ruse, tha ambasadori i Ukrainës në BE, Vsevolod Chentsov. Komentet e tij vijnë në mes të një ngërçi diplomatik në lidhje me embargon e propozuar të naftës, masa më gjithëpërfshirëse dhe konsekuente e zbuluar nga blloku që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Pika kryesore e mosmarrëveshjes mbetet afati kohor ambicioz i parashikuar nga Komisioni Europian: një heqje graduale e të gjithë naftës bruto ruse në gjashtë muaj dhe të gjitha produkteve të naftës së rafinuar deri në fund të vitit.
Hungaria, Sllovakia, Republika Çeke dhe Bullgaria po kërkojnë përjashtime në mënyrë që të kenë më shumë kohë për të përshtatur sistemet e tyre të energjisë dhe për të siguruar ofrues alternativë.
"Ne mendojmë se ky solidaritet, i cili është deklaruar, duhet të shndërrohet në veprim. Deri më tani, Bashkimi Europian ka qenë mjaft i bashkuar për sanksionet. Shpresojmë që kjo krizë për embargon e naftës të kapërcehet," tha ambasadori Chentsov të martën pasdite.
"Ne presim vendimmarrës në Hungari, në vende të tjera, ata janë njerëz, ata e kuptojnë se çfarë po ndodh në Ukrainë. Ata vetë mund të shohin nivelin e mizorive rreth Kievit dhe qyteteve të tjera. Pra, për të ndaluar Rusinë, mendoj, Vendet anëtare të BE-së duhet të jenë gjithashtu të gatshme për sakrifica të caktuara, duke përfshirë sakrificat ekonomike”.
I pyetur nëse është i zhgënjyer nga diskutimet e ngecura, ai u përgjigj: “Po, jemi sepse bëhet fjalë për luftën tonë të përbashkët kundër diktaturës, kundër agresorit”. "Ajo që ne do të donim të shmangnim është bllokimi i këtij vendimi për arsye të tjera, përfshirë ato politike. Kjo është shumë e rëndësishme për ne," vuri në dukje ai. AP
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Google po paguan më shumë se 300 botues të BE-së për lajme në Europë – Lëvizja pjesë e miratimit të rregullave për të drejtën e autorit
Google ka nënshkruar marrëveshje për të paguar më shumë se 300 botues në Gjermani, Francë dhe katër vende të tjera të BE-së për lajmet e tyre dhe do të nxjerrë......

Më pak gaz për Europën nga Ukraina – Ndërpritet tranziti në lindje të vendit!
Lufta ka efekt edhe në furnizimet me gaz në Europë. Ukraina ndërpret tranzitin e gazit në lindje të vendit, Luhansk. Ministria gjermane e Ekonomisë shprehet se......

Kursi i këmbimit/ Zhvlerësohet monedha vendase ndërsa Dollari, Franga dhe Paundi rikuperojnë pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës sërish këtë të mërkurë pasi në raport me dje është blerë sot me 113.7 lekë dhe është shitur me 114.7 lekë......

Qeveria jep lekë për pronarët e apartamenteve - Pr.ligji/ Kush lëshon banesa qiraje me kosto të ulët, përfiton 8 mijë lekë investime
Pronarët e apartamenteve që i lëshojnë ato me qira për individë që përfitojnë nga programi i strehimit social nga shtetit, do të marrin subvencion deri në 800......

Ibrahimaj në “Tirana Economic Forum”: Bashkëpunimi ekonomik rajonal, i rëndësishëm për integrimin në BE
Bashkëpunimi ekonomik mes vendeve të rajonit është i rëndësishëm në rrugën e integrimit drejt Bashkimin Europian. Ky ishte mesazhi që dha Ministrja e......

Bordi i Transparencës – Ulje e lehtë e çmimeve të karburantit në vend
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë është bërë me dije se Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e......

185 milionë euro për pikturën ikonë të Marilyn Monroe nga Warhol. Thyen 2 rekorde!
Një portret i famshëm i ikonës së Hollivudit, Marilyn Monroe, nga legjenda e artit pop, Andy Warhol, u shit për 195 milionë dollarë (185 milionë euro) më 9......

Anëtarët e OBSH-së miratojnë rezolutë kundër Rusisë!
Anëtarët e rajonit europian të Organizatës Botërore të Shëndetësisë miratuan një rezolutë të martën që mund të rezultojë në mbylljen e zyrës rajonale të Rusisë......