Shqipëria Postuar më 10 Maj 2022, 15:39

Bordi i Transparencës – Ulje e lehtë e çmimeve të karburantit në vend

Nga SCAN TV
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë është bërë me dije se Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare. Referuar njoftimit, Bordi vendosi: 220 Lekë/litri për gazoilin; 212 Lekë/litri për benzinën; 88 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 7.5.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

232 Lekë/litri për gazoilin; 224 Lekë/litri për benzinën; 100 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 10.5.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...