Shqipëria Postuar më 3 Qershor 2023, 10:59

35 milion euro kredi për energjinë nga Italia - Marrëveshja në Kuvend, përmirësim i rrjetit të shpërndarjes pas tërmetit të vitit 2019

Nga SCAN TV
35 milion euro kredi për energjinë nga Italia - Marrëveshja

Pas 2 kredive të marra në muajt e parë të këtij viti për sektorin elektorenergjetik në vend, një tjetër marrëveshje huaje ka mbërritur në kuvend për miratim. Kredia e re nga qeveria italiane ka një vlerë prej 35 mln euro, ndërsa do të shkojë për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes të energjisë elektrike në Shqipërinë Veriore pas tërmetit të vitit 2019. Shuma e huasë parashikohet të shkojë për mbulimin e kostove për punimet civile, furnizimet me pajisje dhe shërbimet që do blihen përmes një oferte konkurruese, ndërmjet shoqërive ndërkombëtare.

Sipas relacionit, që shoqëron projekligjin në Kuvend, kredia u akordua gjatë konferencës së donatorëve, pas tërmetit të vitit 2019. “Në pikëpamjen strategjike, projekti do të ndikojë për përmirësimin e sistemit të shpërndarjes, duke u ofruar institucioneve dhe sektorit privat mundësi të reja dhe ndërlidhje të shtuar, të cilat lidhen drejtpërsëdrejti ose tërthorazi me procesin e pranimit dhe të integrimit në Bashkimin Europian”, -  thuhet ndër të tjera në relacion. Rreth një muaj më parë qeveria mori edhe 2 kredi nga 50 mln euro, për sektorin elektroenergjetik në vend.

Huatë e marra nga KfW gjermane dhe Agjencia Franceze për Zhvillim do të përdoren për financimin e projektit “Politika për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri” - faza II, teksa vitin e kaluar, nga Agjencia Franceze për Zhvillim u morën hua edhe 50 mln euro për të njëjtin qëllim. Nga fundi i vitit 2021, së bashku me kredinë prej 35 mln eurosh, që pritet të miratohet huaja për sektorin elektorenergjetik arrin në 376.5 mln euro, teksa pjesa më e madhe e projekteve realizohet nga Operatori I Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Ola Mitre / SCAN

 

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video