111 vjetori i Policisë së Shtetit - Balla: Rritje pagash dhe kredi të buta për efektivët

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, gjatë aktivitetit të zhvilluar me rastin e 111 vjetorit të krijimi të Policisë së Shtetit, e ka cilësuar vitin 2023, si viti me nivelin më të lartë të sigurisë publike në dekada, ndërsa shtoi se qeveria do të vazhdojë të mbështes punonjësit e Policisë së Shtetit, ashtu siç ka bërë me kreditë me interes 0 për banesat e reja, apo rritjen e pagave.
Ministri i Brendshëm garantoi vijimin e politikave mbështetëse për punonjësit e Policisë së Shtetit, për t’i motivuar në detyrën e tyre.
“Kreditë e para pa interes për banesa, i kanë marrë 94 punonjës të Policisë së Shtetit. Do të vazhdojnë gjatë 2024 edhe për të paktën 300 punonjës të Policisë së Shtetit dhe për të vazhduar dhe më shumë në vitin 2025, për të zgjidhur një prej problemeve më akute të Punonjësve të Policisë së Shtetit”, tha Balla.
“Po vlerësojmë se sa do jetë dhe rritja e pagës për punonjësit e Policisë së Shtetit, ashtu si edhe për sektorët e tjerë, Forcat e Armatosura, Shëndetësia, apo administrata. Kërkesa ime është që në këtë rritje historike pagash për sektorin publik, që do të realizohet më 1 korrik, Policisë së Shtetit të jetë më e vlerësuara për shkak të nevojës për të dinamizuar edhe më shumë punën e Policisë së Shtetit”, tha Balla.
Në fjalën e tij, Balla foli edhe për inovacionin, që do të jetë pjesë dhe instrument në dobi të Policisë së Shtetit.
SCAN
Sondazh

Hap dyert “shtëpia” e biznesit - Rama: Hallkë për të adresuar problemet e sipërmarrjes. Fasonët në krizë, jo si pasojë e euros
Shtëpia e Biznesit, si strukturë në shërbim të dialogut mes qeverisë dhe biznesit, ka hapur dyert. E pozicionuar në një prej kubave të Piramidës, në këtë......

Tre shtyllat që forcojnë monedhën amerikane - SHBA rriten më shpejt se Gjermania, Franca, Britania dhe Japonia
Dollari filloi vitin 2024 me rënie, pavarësisht pritshmërive për ulje të mëdha të normave bazë të interesit në SHBA. Megjithatë, forca ekonomike e SHBA-së po......

Siguria në internet, 1 në 3 biznese ka probleme - Shqipëria, më e pasigurta në rajon. Viruset, shkaktarët kryesorë
Individët dhe bizneset po mbështeten gjithmonë e më shumë në teknologjinë e informacionit, por përpos të mirave kjo ka edhe anën negative siç është ekspozimi......

Tim Cook i redukton pagën vetes me 36% - Tashmë CEO i Apple fiton vetëm 63 milionë dollarë!
Ndërsa është e vërtetë që paga vjetore e Tim Cook ka rënë në 63.2 milionë dollarë, nga 99.4 milionë dollarë gjatë vitit fiskal 2022, ai ende po fiton mjaft......

Forcohen rregullat për cilësinë e vajit të ullirit - Si do të kryhen analizat për të gjitha kategoritë
Një udhëzim i Ministrisë së Bujqësisë synon të forcojë rregullat sa i takon cilësisë së vajit të ullirit në vend. Referuar udhëzimit të botuar në Fletoren......

Microsoft lë prapa Apple - Është kompania që vlen më shumë në botë
Microsoft ka kaluar Apple duke i hequr titullin e kompanisë më të vlefshme në botë. Aksionet e kompanisë softuerike u rritën me rreth 1% në fillimin e......

Ceo më e paguar në Britaninë e Madhe - Polemika për pagën prej 281 milionë dollarë
Shpërblimi i Denise Coates, themelueses dhe CEO i kompanisë së basteve Bet365, për vitin e kaluar financiar arriti në 281 milionë dollarë. Ajo është gruaja më......

Mete takim me Ambasadorin e BE-së - Në diskutim, ecuria e procesit të negociatave Shqipëri-BE
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, priti në një takim Ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato. Gjatë këtij takimi u diskutua......