Rama premton pasaportën europiane për shqiptarët, zotohet për lëvizje të lirë brenda 4 viteve
Gjatë fushatës zgjedhore, kryeministri Edi Rama ka premtuar se brenda 4 viteve shqiptarët do të mund të pajisen me pasaportë europiane, duke u integruar më tej në sistemin e Bashkimit Europian. Ky premtim ka një rëndësi të madhe për qytetarët, pasi do të thotë lëvizje më e lirë, mundësi punësimi dhe të drejta të barabarta me qytetarët e BE-së. Megjithatë, sa i realizueshëm është ky premtim brenda një mandati qeverisës?
Indeksi i realizueshmërisë
Për të vlerësuar nëse ky premtim mund të zbatohet, kemi analizuar pesë faktorë kryesorë:
1-Kostoja financiare
Pajisja e shqiptarëve me pasaportë europiane do të kërkonte investime administrative dhe diplomatike, por nuk do të kishte një barrë të madhe financiare për buxhetin e shtetit. Megjithatë, kostot burokratike dhe infrastrukturore për implementimin e një sistemi të ri të pasaportave do të ekzistonin.
2-Afati i zbatimit
Një premtim i tillë mund të duket i vështirë për t’u realizuar nëse marrim në analizë ecurinë e ngadaltë të procesit të integrimit dhe natyrën burokratike të procesit që është ndjekur për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por faktorë që e bëjnë të realizueshëm janë: Stadi i procesit integrues në të cilin ndodhet Shqipëria dhe konteksti I ri gjeopolitik pas ardhjes së Donald Trump në pushtet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqipëria është në procesin e negociatave për anëtarësim dhe ka hapur kapitujt përkatës çka e bën të realizueshëm opsionin e integrimit të plotë të vendit në 4 vite. E nga ana tjetër, Europa mund të ketë një kontekst të ri gjeopolitik si rrjedhojë e ndryshimit të politikës amerikane, çka për vende si Shqipëria mund të sjellë një përshpejtim të procesit.
3-Eksperienca e qeverive të kaluara
Historikisht, disa vende kanë përfunduar negociatat brenda 3-5 vjetësh, ndërsa të tjera kanë kërkuar më shumë kohë. Për shembull, Kroacia filloi negociatat në vitin 2005 dhe u anëtarësua në vitin 2013, duke e bërë procesin të zgjasë rreth 8 vjet. Mali i Zi dhe Serbia, të cilat filluan negociatat përkatësisht në vitet 2012 dhe 2014, ende nuk janë anëtarësuar, duke treguar se procesi mund të zgjasë më shumë se një dekadë.
Në rastin e Shqipërisë, kryeministri Edi Rama ka shprehur synimin që negociatat të përfundojnë deri në vitin 2027, me anëtarësimin e plotë që të ndodhë deri në vitin 2030. Ky është një objektiv ambicioz, por i arritshëm, nëse reformat e nevojshme zbatohen me sukses dhe në kohë.
4-Ndikimi ekonomik
Nëse shqiptarët do të pajiseshin me pasaportë europiane, kjo do të kishte një ndikim pozitiv për lëvizjen e lirë të fuqisë punëtore dhe mundësitë e punësimit në BE. Megjithatë, nuk ka një efekt të drejtpërdrejtë në ekonominë shqiptare brenda një periudhe të shkurtër, pasi zhvillimi ekonomik varet nga faktorë të tjerë si investimet dhe politikat ekonomike.
5-Ndikimi social
Nëse realizohet, do të ketë një ndikim të madh për qytetarët, duke rritur mundësitë e tyre për të studiuar, punuar dhe jetuar në vendet e BE-së. Kjo do të ishte një lehtësi e madhe për komunitetin shqiptar që kërkon të integrohet në tregun europian.
Sondazh

Rritje e mundësive për të rinjtë, PS synon të dyfishojë nxënësit në arsimin profesional
Partia Socialiste ka premtuar se gjatë mandatit të katërt qeverisës do të dyfishojë numrin e nxënësve në arsimin profesional. Kjo synon të përgatisë më shumë......

Analiza: Paga e ushtrisë shqiptare, sa ajo e ushtarëve në NATO? Sa i realizueshëm është premtimi i PS?
Partia Socialiste ka premtuar se paga mesatare e ushtrisë shqiptare do të arrijë në nivelin mesatar të ushtrive të NATO-s. Ky premtim synon të përmirësojë......

Gjermania, në kërkim të rimëkëmbjes - Plani ekonomik i Merz për të ndalur recesionin dhe efektin e tarifave
Lëvizjet e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të vendosur tarifa të larta, që arrijnë mbi 161 miliardë euro eksporte vjetore gjermane në Amerikë,......

“Shqipëri prodhuese dhe eksportuese” - Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Metaj: Durrësi do të jetë përfituesi i parë dhe më kryesor
Partia e Lirisë ka prezantuar kandidatin për deputet në Qarkun e Durrësit, Adriatik Hoxha. Në një audio-mesazh, Presidenti i kësaj partie, Ilir Metaj, ndër......

2,000 euro për bluzat e bardha? Premtim ambicioz apo plan i realizueshëm?
Partia Socialiste ka premtuar se paga e mjekëve do të arrijë deri në 2,000 euro. Ky premtim synon të përmirësojë kushtet e punës dhe të rrisë motivimin e......

Nga konsumator në eksportues, PS Synon ta bëjë Shqipërinë fuqi Rajonale të energjisë deri në 2030
Partia Socialiste ka premtuar se, brenda vitit 2030, Shqipëria do të bëhet një eksportues neto i energjisë. Kjo do të përfshijë një rritje të kapaciteteve të......

20% më shumë për pensionistët: PD premton rritje të menjëhershme në 100 ditët e para
Partia Demokratike ka premtuar se, nëse fiton zgjedhjet parlamentare, do të rrisë pensionet me 20% gjatë 100 ditëve të para të qeverisjes. Ky premtim ka për......

1,200 euro paga mesatare? PD synon rritje rekord të pagave për punonjësit
Partia Demokratike ka premtuar rritjen e rrogës mesatare në Shqipëri në 1,200 euro. Ky premtim synon përmirësimin e nivelit të jetesës dhe fuqizimin e......