Analiza: Paga e ushtrisë shqiptare, sa ajo e ushtarëve në NATO? Sa i realizueshëm është premtimi i PS?
Partia Socialiste ka premtuar se paga mesatare e ushtrisë shqiptare do të arrijë në nivelin mesatar të ushtrive të NATO-s. Ky premtim synon të përmirësojë kushtet e punës dhe të rrisë motivimin e ushtarëve në Shqipëri. Por, sa i realizueshëm është ky premtim brenda një mandati qeverisës?
Indeksi i realizueshmërisë
Për të vlerësuar nëse ky premtim mund të zbatohet, kemi analizuar pesë faktorë kryesorë:
1-Kostoja financiare
• Aktualisht, paga mesatare e ushtarëve shqiptarë është rreth 92,384 lekë/muaj (afërsisht 900 euro)
• Paga mesatare e ushtrive të NATO-s varion, por për shembull, paga mesatare e ushtarëve italianë është rreth 2,793 euro/muaj
• Për të arritur këtë nivel, do të nevojitet një rritje e konsiderueshme e pagave, që kërkon një buxhet të madh dhe një plan të qëndrueshëm financiar për të mbuluar kostot shtesë. Numri i të punësuarve në forcat e armatosura llogaritet në afërisht 8,000 persona. Një shtesë e tillë do të kushtonte rreth 200 milionë lekë në vit përafërsisht. Sigurisht, duhet marrw parasysh që numri më lart përfshin edhe administratën. Për çdo vlerë është marrë një mesatare e përafërt.
2-Afati i zbatimit
• Një rritje kaq e madhe e pagave nuk mund të bëhet menjëherë pa pasoja ekonomike.
• Zbatimi gradual gjatë një mandati 4-vjeçar mund të ndihmojë në shmangien e pasojave negative ekonomike dhe të sigurojë një tranzicion të qëndrueshëm.
3-Eksperienca e qeverive të kaluara
• Asnjë qeveri deri më sot nuk ka bërë një rritje kaq të madhe të pagave të ushtarëve në një periudhë kaq të shkurtër.
• Rritjet e mëparshme të pagave kanë qenë më të vogla dhe të bëra gradualisht për të shmangur ‘shock-et’ ekonomike
4-Ndikimi ekonomik
• Rritja e pagave të ushtarëve mund të ketë një ndikim pozitiv në ekonominë vendase duke rritur fuqinë blerëse të ushtarëve dhe duke nxitur konsumin.
• Megjithatë, kjo masë mund të rrisë presionin mbi financat publike dhe të krijojë nevojën për burime të qëndrueshme financiare
5-Ndikimi social
• Rritja e pagave të ushtarëve do të kishte një ndikim pozitiv në motivimin dhe performancën e tyre, duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve ushtarake në Shqipëri.
• Kjo masë mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e largimit të ushtarëve drejt vendeve të tjera për shkak të pagave më të larta
Sondazh

Gjermania, në kërkim të rimëkëmbjes - Plani ekonomik i Merz për të ndalur recesionin dhe efektin e tarifave
Lëvizjet e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të vendosur tarifa të larta, që arrijnë mbi 161 miliardë euro eksporte vjetore gjermane në Amerikë,......

“Shqipëri prodhuese dhe eksportuese” - Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Metaj: Durrësi do të jetë përfituesi i parë dhe më kryesor
Partia e Lirisë ka prezantuar kandidatin për deputet në Qarkun e Durrësit, Adriatik Hoxha. Në një audio-mesazh, Presidenti i kësaj partie, Ilir Metaj, ndër......

2,000 euro për bluzat e bardha? Premtim ambicioz apo plan i realizueshëm?
Partia Socialiste ka premtuar se paga e mjekëve do të arrijë deri në 2,000 euro. Ky premtim synon të përmirësojë kushtet e punës dhe të rrisë motivimin e......

Nga konsumator në eksportues, PS Synon ta bëjë Shqipërinë fuqi Rajonale të energjisë deri në 2030
Partia Socialiste ka premtuar se, brenda vitit 2030, Shqipëria do të bëhet një eksportues neto i energjisë. Kjo do të përfshijë një rritje të kapaciteteve të......

20% më shumë për pensionistët: PD premton rritje të menjëhershme në 100 ditët e para
Partia Demokratike ka premtuar se, nëse fiton zgjedhjet parlamentare, do të rrisë pensionet me 20% gjatë 100 ditëve të para të qeverisjes. Ky premtim ka për......

1,200 euro paga mesatare? PD synon rritje rekord të pagave për punonjësit
Partia Demokratike ka premtuar rritjen e rrogës mesatare në Shqipëri në 1,200 euro. Ky premtim synon përmirësimin e nivelit të jetesës dhe fuqizimin e......

PD vendos kufirin: Minimum jetik prej 200 eurosh për çdo qytetar
Gjatë fushatës zgjedhore, Partia Demokratike ka premtuar se do të vendosë një minimum jetik prej 200 eurosh në Shqipëri nëse vjen në pushtet. Ky premtim......

Vidhen llogaritë në WhatsApp - Përmes mesazheve mashtruese merren informacione sensitive të qytetarëve
Prej disa ditësh në WhatsApp po qarkullojnë mesazhe me linqe që i drejtojnë qytetarët në faqe interneti prej nga ku vidhen të dhëna të llogarive të tyre në......