Shqipëria Postuar më 10 Prill 2025, 12:25

“Shqipëri prodhuese dhe eksportuese” - Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Metaj: Durrësi do të jetë përfituesi i parë dhe më kryesor

Nga Ernilda Luzi

“Shqipëri prodhuese dhe eksportuese” - Kreu i Partisë

Partia e Lirisë ka prezantuar kandidatin për deputet në Qarkun e Durrësit, Adriatik Hoxha. Në një audio-mesazh, Presidenti i kësaj partie, Ilir Metaj, ndër të tjera theksoi avantazhet ekonomike që ka ky qark.

Përqëndrohuni tek ulja drastike e taksave ne ndërtim, që do të ulë kostot e çmendura të apartamenteve, të paarritshme për çiftet e reja dhe për familjet shqiptare. Përqëndrohuni te modeli i ri ekonomik që sjellim ne, që është një Shqipëri prodhuese dhe eksportuese, se Durrësi do të jetë përfituesi i parë dhe më kryesor, për shkak edhe të krijimit të zonave të lira ekonomike, siç e kemi bërë të qartë edhe më parë, të Durrësit 1 dhe të Durrësit 2, sipas modelit të provuar prej gati 15 vitesh me shumë sukses, Shkupi 1 dhe Shkupi 2. Përqëndrohuni te programi ynë për mbështetjen e bujqësisë, blegtorisë, të ushqimit.

Në përfundim, kreu i Partisë së Lirisë u shpreh i bindur se koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike do të arrijë një fitore madhështore në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat