Super tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve - ARRSH, 7.3 mld lekë për 4 rajonet e vendit. Parashikohet hapja e garës

Me një fond limit total prej rreth 7.3 mld lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon hapjen e 4 tenderëve për kontrata punimesh dhe mirëmbajtje të rrugëve nacionale. Procedurat përfshijnë 4 rajonet e vendit, në bazë të të cilave bëhet menaxhimi i rrjetit rrugor.
Vlera më e lartë parashikohet për Rajonin Verior Shkodër, me një fond limit prej rreth 3 mld lekë, ndërsa pas tij vjen Rajoni Qendër Perëndim Tiranë, me rreth 1.6 mld lekë. Kontrata e tretë e mirëmbajtjes përfshin rajonin Jugor Gjirokastër me fond limit prej rreth 1.5 mld lekë, ndërsa i fundit është Rajoni Qendër Lindje Korçë, me rreth 1.2 mld lekë.
Hapja e këtyre tenderëve përkon me përfundimin e kontratave për shërbimin e mirëmbajtjes me performancë të rrugëve, të lidhura në vitin 2020. Rrjeti Rrugor Kombëtar përbëhet nga rreth 3600 km rrugë, teksa mirëmbajtja përfshin detyrat e mirëmbajtjes rutinë dhe ato periodike.
Mirëmbajtja rutinë konsiston në detyra që janë të nevojshme për të mirëmbajtur funksionimin e rrugës, siç janë riparimet e gropave, pastrimi i drenazhimeve, vulosja e plasaritjeve, prerja e vegjetacionit, etj.
Ndërkohë që, mirëmbajtja periodike konsiston në masa më të kushtueshme, në mënyrë që të parandalohet degradimi i rrugëve, siç është nivelimi, drenazhimet, rimbushjet, mbishtresat me asfalto - beton, etj.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Produktet jo ushqimore, të gjitha në “filtër” kontrolli - Zgjerohet gama, nga ato elektronike, artikujt për fëmijë dhe deri tek veshjet
Më shumë operatorë biznesi dhe produkte jo ushqimore do të jenë në fokus të kontrolleve zyrtare sa i takon sigurisë nga Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së......

Cili është rregulli 90-ditor i Europës? Shqipëria, Qiproja, Irlanda nuk janë pjesë e tij!
Po planifikoni një vit për të eksploruar Europën? Rregulli '90-ditor' ka të ngjarë t'ju tërheqë: ai përcakton që shtetasit jo-BE me një vizë të vlefshme mund......

Prodhuesit kinezë të automjeteve kalojnë rivalët amerikanë në shitje për herë të parë!
Kompanitë e automobilave në Kinë shitën më shumë makina se homologët e tyre në SHBA për herë të parë vitin e kaluar, të rritura nga BYD dhe rritjes në tregjet......

Çmimet e birrës në Europë dhe Shqipëri: Sa do të paguajnë fansat gjatë Euros 2024?!
Është koha për Kampionatin Europian 2024. Tifozët e futbollit po përgatiten për emocionet e ndeshjeve, dhe për shumë, kjo do të thotë të shijojnë një birrë......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan vijon të fitojë pikë duke e mbyllur këtë javë pozitivisht teksa është blerë sot me 92.9 lekë dhe është shitur me 93.9 lekë sipas kursit të......

Dhjetë vendet më të mira në botë për punëtorët - Në tre vendet e para janë Finlanda, Danimarka dhe Islanda
Shumica prej nesh e kalojnë pjesën më të madhe të jetës duke punuar, kështu që nuk është çudi që puna jonë mund të ketë një ndikim të madh në shëndetin dhe......

Fitimet e Euro 2024 - Bonuset e UEFA për ekipet pjesëmarrëse
Nis Euro 2024. Vëmendja kthehet te fitimet që UEFA do t'u japë ekipeve pjesëmarrëse. Shuma e çmimit është një aspekt vendimtar i garës, duke reflektuar......

Blegtorët në Shqipëri të “etur” për para’ - Mbi 15.500 fermerë shpallen fitues të subvencioneve në bujqësi
Thuajse pas dy muajsh nga mbyllja e aplikimeve të fermerëve për subvencione në bujqësi, Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka shpallur listat e......