Spanja drejt ndryshimeve drastike ekonomike dhe sociale nëse konservatorët fitojnë zgjedhjet!

Pak ditë para zgjedhjeve në Spanjë, fushata është intensifikuar, por sondazhet vazhdojnë të tregojnë për një ndryshim në qeveri.
Siç qëndrojnë gjërat, kreu i Partisë Popullore (PP) Alberto Núñez Feijoo, do të bëhet kryeministri i ri, megjithëse, me gjasë me mbështetjen e partisë së ekstremit të djathtë Vox, diçka që nuk ka ndodhur që kur filloi demokracia spanjolle pas fundit të diktaturës ushtarake në vitet 1970.
Ekspertët dhe komentuesit politikë tashmë po spekulojnë mbi ndryshimet e shumta që mund të sjellë në vend.
Vështirë se është diskutuar ndonjë propozim ekonomik gjatë fushatës, por ka një marrëveshje të gjerë që nëse do të ketë një ndryshim qeverie do të reflektohet në ekonomi.
Qeveria që do të hyjë do të ketë gjithashtu një sfidë tjetër, të reduktojë si borxhin spanjoll, i cili qëndron në pak më shumë se 112% të PBB-së, ashtu edhe deficitin, pra diferencën midis të ardhurave dhe shpenzimeve, aktualisht në 4.8%.
Do të ketë edhe disa ndryshime të dukshme në nivel social. Një nga ligjet më të prekura mund të jetë i ashtuquajturi Ligji Trans.
Legjislacioni depatologjizon ndryshimin e seksit, në përputhje me opinionin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dhe lejon që ai të bëhet nga mosha 16 vjeç pa asnjë ekzaminim mjekësor. Ai u miratua shkurtin e kaluar dhe PP ka premtuar se do ta shfuqizojë.
Uge Sangil, president i Federatës Shtetërore të LGBTQI (FELGBT) tha se ky është një shqetësim i madh për komunitetin.
Të dielën Spanja mund të dijë ngjyrën e re të qeverisë së saj, edhe pse asgjë nuk përjashtohet, duke përfshirë javë të negociatave të koalicionit apo edhe një përsëritje të zgjedhjeve, njësoj si në 2019.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan ka arritur në nivelin e 90 lekë duke regjistruar një rritje të lehtë të vlerës këtë të premte teksa e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke u......

Ndryshime të reja në planet kufitare të udhëtimit në Evropë, ETIAS dhe EES
Hyrja në Europë do të ndryshojë së shpejti për të gjithë ata që udhëtojnë me pasaportë jo të BE-së sipas dy skemave të reja të kontrollit kufitar. Ka lajme se......

Vlorë, rrugët e reja Orikum–Dukat dhe Palasë–Dhërmi: Pjesë e rëndësishme e gjerdanit të ri infrastrukturor të bregut Jonian!
Sezoni turistik është në pikun e tij dhe falë infrastrukturës rrugore të përmirësuar ndjeshëm nga viti në vit, zonat turistike janë lehtësisht të arritshme nga......

Shtrëngohet huadhënia për bizneset - Por, sipas vrojtimit të BSH, lehtësohen standardet për individët
Vrojtimi i sapopublikuar nga Banka e Shqipërisë mbi aktivitetin kreditues në vend zbardh se huamarrja për bizneset është shtrënguar gjatë tremujorit të dytë të......

Aplikacionet tkurrin ndjeshëm telefonatat - Numri i thirjeve dalëse ra me 15% dhe SMS-të me 23.5% në tremujorin e parë
Përdorimi gjithnjë e më i gjerë i aplikacioneve të komunimit që ofron interneti po bën që shqiptarët të pakësojnë telefoonatat e mesazhët përmes......

Shtohen detyrimet e prapambetura në buxhet - Në tre muaj akumulohen 5.1 miliardë lekë borxhe të reja
Qeveria qendrore dhe ajo vendore kanë rritur ndjeshëm vlerën e detyrimeve të prapambetura ndaj bizneseve dhe qytetarëve, përkundrejt synimit të uljes së tyre.......

ALPEX bëhet operator i nominuar në tregun e energjisë elektrike në Shqipëri, Kosovë
Kosova dhe Shqipëria i dhanë statusin e operatorit të nominuar të tregut të energjisë elektrike (NEMO) bursës ALPEX në të dyja zonat rregullatore. Ai hap......

Nxehtësia dhe ajri i kondicionuar: Një rreth vicioz!
5 korriku ishte dita më e nxehtë e regjistruar, me një temperaturë mesatare globale prej 17.18°C duke mposhtur rekordin e gushtit 2016 prej 16.92°C dhe......