Një në pesë të rinj në Shqipëri, jashtë punës dhe arsimit/ Dy realitete të ndryshme: vajzat në shtëpi, djemtë në kërkim

Një në pesë të rinj në Shqipëri vazhdon të jetë jashtë punësimit, arsimit dhe formimit profesional. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2025, 20.1% e të rinjve të grupmoshës 15-29 vjeç klasifikoheshin si NEET (Not in Employment, Education or Training), një përqindje më e ulët se 22.2% e regjistruar një vit më parë.
Megjithatë, kjo rënie nuk duhet interpretuar automatikisht si përmirësim i situatës në tregun e punës. Përveç zhvillimeve ekonomike, në këtë tregues ndikojnë edhe faktorë demografikë, si tkurrja e popullsisë së re dhe emigrimi, të cilët mund të ndryshojnë peshën e këtij grupi në popullsi.
Ajo që bie më shumë në sy është ndryshimi i profilit të të rinjve që mbeten jashtë punësimit dhe arsimit. Në vitin 2025, 38.5% e tyre ishin të papunë dhe në kërkim të një pune, ndërsa një vit më parë kjo peshë ishte 44.9%. Kjo tregon se papunësia zë një peshë më të vogël brenda grupit NEET sesa një vit më parë.
Në të njëjtën kohë është rritur pesha e të rinjve që qëndrojnë jashtë tregut të punës për arsye të tjera. Ata përbëjnë 40.4% të grupit, kundrejt 38.2% një vit më parë, ndërsa pesha e të rinjve që nuk punojnë për shkak të përgjegjësive familjare u rrit nga 14.9% në 19.5%.
Dallimet mes vajzave dhe djemve mbeten të theksuara. Pothuajse gjysma e djemve që nuk janë në punë dhe as në arsim rezultojnë të jenë aktivë në kërkim të një pune (46.5%), ndërsa tek vajzat kjo përqindje zbret në 31.9%.
Në të kundërt, 34.4% e vajzave jashtë punësimit dhe arsimit deklarojnë se nuk marrin pjesë në tregun e punës për shkak të detyrimeve familjare, ndërsa kjo arsye prek vetëm 1.3% të djemve. Hendeku tregon se përgjegjësitë familjare vazhdojnë të ndikojnë shumë më tepër në pjesëmarrjen ekonomike të grave të reja sesa të burrave.

Banka e Shqipërisë me plan të ri për pagesat digjitale, Sejko: Cash-i mbetet sfidë për ekonominë
Nga ulja e kostove të transfertave në euro pas anëtarësimit në SEPA, te rritja e pagesave digjitale dhe projektet për pagesa të menjëhershme, Guvernatori i......
Plazhet publike, ministri Gonxhja: Tipologji të ndryshme dhe pagesa të ndryshme sipas kostos
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, foli pas mbledhjes së Qeverisë, për plazhet publike me pagesë. Gonxhja tha se plazhet publike po......
Vendimi i Qeverisë: Nga 1 korriku 2026 pensionet indeksohen me 2.7%, përfitojnë 900 mijë qytetarë
Sipas vendimit, pensionet urbane të pleqërisë shtohen me afro 543 lekë në muaj, nëse marrim si referencë vlerën mesatare të kësaj kategorie që në fund të......
AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mesazhet mashtruese për gjoba trafiku
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar qytetarët të tregojnë kujdes ndaj një skeme mashtrimi që po qarkullon përmes mesazheve......
Të ardhurat nga qiradhënia në 2025 ishin 221 milionë lekë - AAPSK: Fondet po mbështesin drejtësinë
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) mori pjesë sot në Simpoziumin Kombëtar “Nga Konfiskimi te Interesi Publik:......
Cilat qarqe kanë punësimin më të lartë? Durrësi kryeson në industri, ndërsa Tirana mbetet qendra e shërbimeve
Struktura e punësimit në Shqipëri gjatë vitit 2025 tregon një ndarje të qartë mes qarqeve sa i përket sektorëve kryesorë të ekonomisë. Të dhënat tregojnë se......
Rivitalizim i vijës bregdetare të Durrësit - FSHZH hap tenderin 833 mln lekë për krijimin e hapësirave rekreative
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për investim në përmirësimin funksional dhe estetik të vijës bregdetare të Durrësit, një projekt që synon......
Bonus-malus shpërblen shoferët, bie primi i sigurimit - AMF: Makinat pa aksidente gjatë vitit 2025 përfituan tarifa më të ulëta
Tregu i produkteve të sigurimit të makinave ka pësuar ndryshime të rëndësishme gjatë pesë muajve të parë të këtij viti. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes......



