Nga 1% në 5%, historia e rivlerësimit të pronave/ Sa pasuri u rivlerësuan ndër vite dhe sa të ardhura ka gjeneruar shteti?

Është zyrtarizuar nisja e procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, duke ulur tatimin në 5%, nga 15% që ishte më parë.
Udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, i publikuar në Fletoren Zyrtare, përcakton rregullat dhe procedurat që duhet të ndjekin individët për të përfituar nga ky proces (shiko këtu).
Ky proces pritet të ndikojë ndjeshëm në nxitjen e transaksioneve të pronave të cilat deri më tani kanë qenë në pritje të lehtësimit fiskal, për të mos paguar normën tatimore në fuqi prej 15%. Nga kjo iniciativë pritet të përfitojnë drejtpërdrejt shumë familje.
Por si ka rezultuar ky proces ndër vite dhe sa herë është kryer rivlerësimi i pronave?
Sipas të dhënave zyrtare, dy rivlerësimet e para u kryen përgjatë viteve 2011-2013 dhe u realizua për rreth 95 mijë prona. Ndryshe nga sa parashikohet së fundmi, në vitin 2011-të dhe 2013-të, ai që barazonte vlerën e pronës me çmimin fiskal të miratuar nga qeveria, ose me atë të tregut do të paguante 1% të diferencës mes çmimit të blerjes me atë që deklaronte. Rivlerësimi përgjatë kësaj periudhe gjeneroi në buxhet 4 miliardë lekë.
Më vonë, rivlerësimi u krye në vitet 2016-2017 me një normë tatimi prej 2% dhe u realizua për 63 mijë pasuri, duke gjeneruar rreth 5.1 miliardë lekë në buxhet.
Ndërkohë, procesi i fundit i rivlerësimit të pasurive nisi në vitin 2020 dhe mbaroi në gusht të 2022 me një normë prej 3%, nga i cili përfituan 110 mijë familje në të gjithë vendin dhe u rivlerësuan 168,200 pasuri. Nëse do të flsinim për fitimet, buxheti i shtetit përfitoi 12.7 miliardë lekë.

Por, çfarë është procesi i rivlerësimit?
Rivlerësimi është një instrument ligjor dhe fiskal që ka për qëllim përcaktimin e vlerës së pasurive të paluajtshme në përputhje me indikatorët e tregut imobiliar. Rivlerësimi siguron që të gjithë pronarët e pasurive të paguajnë pjesën e tyre të drejtë të taksave bazuar në vlerën e vërtetë të tregut të pasurisë së tyre.
Osmani: Prania amerikane jetike për sigurinë e Kosovës!
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti dje në takim lamtumirës komandantin në largim të Komandës Rajonale Lindje të KFOR, kolonelin......
Vengu me homologun hungarez në Budapest: Partneritet i thelluar në mbrojtje dhe mbështetje për integrimin europian
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, zhvilloi sot një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij hungarez, Kristóf Szalay-Bobrovniczky,......
Kërkohet pezullimi i Sistemit të ri të Hyrjeve/Daljeve - Për të shmangur kaosin e udhëtimeve turistike verore në BE
Organizatat e transportit ajror po bëjnë thirrje urgjente për masa për të parandaluar që Sistemi i ri i Hyrjeve/Daljeve (EES) i BE-së të shkaktojë kaos gjatë......
Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen Franga, Paundi e Dollari!
Dollari amerikan pas dobësimit të ndjeshëm që pësoi ditën e djeshme ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm teksa është blerë me 81.3......
Më shumë taksa për të pasurit - 2/3 e qytetarëve të BE mbështesin edhe taksimin e kompanive të mëdha
Një anketë e Eurobarometrit në vitin 2005 zbuloi se dy të tretat e qytetarëve të BE-së mbështesin një taksë mbi të pasurit, ndërsa katër në pesë janë pro......
Hyjnë në fuqi tarifat e reja globale të Trump - Niveli 15% do të mbeten në fuqi për 150 ditë, deri në fund të korrikut
Tarifat e reja globale prej 15% të vendosura nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hynë në fuqi në orën 6:00 të mëngjesit. Në të njëjtën kohë, Dogana dhe......
IA kërcënon modelet e softuerëve - Huamarrësit përbëjnë 17% të kredive teknologjike të papaguara
Kompanitë e softuerëve po përballen me kosto të larta huamarrje dhe shqyrtim më të rreptë nga huadhënësit teksa presioni në rritje nga inteligjenca......
Si bëhet aplikimi për rivlerësimin e pronave? Online përmes e-Albania, fatura gjenerohet pas plotësimit të të dhënave për pronën
Çdo individ që dëshiron të rivlerësojë pronën me një normë tatimore 5 % duke përfituar nga ligji në fuqi, duhet të aplikojë online për shërbimin e......


