Si bëhet aplikimi për rivlerësimin e pronave? Online përmes e-Albania, fatura gjenerohet pas plotësimit të të dhënave për pronën

Çdo individ që dëshiron të rivlerësojë pronën me një normë tatimore 5 % duke përfituar nga ligji në fuqi, duhet të aplikojë online për shërbimin e rivlerësimit të pasurisë, nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania, me kërkesën standarde që është miratuar për këtë procedurë.
Në mënyrë që të pajiset me dokumentin zyrtar që pasqyron regjistrimin e shërbimit të rivlerësimit, ai duhet të aplikojë edhe për shërbimin pajisjes me kopje të kartelës së pasurisë së paluajtshme ose kartelë jopërfundimtare (për pasuritë që ndodhen në zona që nuk i janë nënshtruar regjistrimit fillestar). Aplikimi për shërbimet i drejtohet drejtorisë/ zyrës vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e cila është kompetente për territorin ku gjendet pasuria e paluajtshme.
Individi në aplikimin online për shërbimin për rivlerësimin e pasurisë duhet të plotësojë në rubrikat përkatëse të platformës e-Albania, të dhënat identifikuese të pasurisë që kërkohet të rivlerësohet. Nëse individi nuk plotëson rubrikat që identifikojnë pasurinë, ai duhet, detyrimisht, të ngarkojë në platformë kopje të skanuar të dokumentit të pronësisë që disponon për pasurinë.
Agjencia Shtetëtore e Kadastrës bën verifikimin përkatës dhe nëse aplikimi përmbush kriteret, brenda dy ditëve hartohet fatura për arkëtim. Fatura gjenerohet në mënyrë elektronike nga drejtoria vendore e ASHK- së dhe së bashku me tarifat e shërbimit, i dërgohet aplikuesit nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania.
Në rastet kur individi kërkon rivlerësimin e pasurisë sipas aktit të ekspertit, individi nëpërmjet platformës e-Albania, në dokumentacionin shoqërues gjatë kërkesën për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme, bashkëlidh edhe aktin e vlerësimit të pasurisë, të nënshkruar dhe vulosur në mënyrë elektronike nga eksperti, si dhe fotokopje e njësuar e licencës së tij. Me përcjelljen e këtyre dy dokumenteve, drejtoria vendore e ASHK-së vijon procedurat për përllogaritjen e tatimit të rivlerësimit dhe i njofton subjektit vlerën e tatimit të rivlerësimit dhe tarifave të shërbimit.
Pasi individi ose përfaqësuesi ligjor është pajisur me faturën për arkëtim, ai paguan faturën dhe drejtoria vendore e ASHK-së kryen konfirmimin e shlyerjes së pagesës së tatimit të rivlerësimit dhe të tarifave të shërbimit.
Pas verifikimit të shlyerjes së pagesës së tatimit të rivlerësimit dhe të tarifave të shërbimit, aplikimi i individit konsiderohet i plotësuar dhe ASHK-së i lind detyrimi për të pasqyruar rivlerësimin në regjistrin e pasurive të paluajtshme. Aplikimet për rivlerësim të pasurive të cilat paraqiten pranë ASHK-së, brenda datës 31 dhjetor 2026, por nuk janë përfunduar, procedohen edhe pas kësaj date, nëse tatimi i rivlerësimit paguhet brenda datës 31 mars 2027.
Tarifat për shërbimin e rivlerësimit për individët, pranë ASHK-së, variojnë nga 3500 lekë nëse vlera e tatimit 5 % të rivlerësimit që derdhet në buxhet është 150 mijë lekë, 7000 lekë nëse vlera varion nga 150-300 mijë lekë dhe 10 mijë lekë, për vlerën mbi 300 mijë lekë.
Ligji u jep të drejtën edhe personave juridikë që të bëjë vlerësimin e pasurive të paluajtshme të regjistruara në pasqyrat financiare.
Nis rivlerësimi i pasurive me 5 %/ Udhëzimi i Financave/ Si llogaritet tatimi? Njihet amortizimi i ndërtesave 1% çdo vit
Të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të rivlerësojnë pasuritë e tyre me normë tatimore 5%, tashmë i kanë “dyert e hapura”. Udhëzimi i Ministrisë së......
Pritja mbaroi, hyn në fuqi rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, del udhëzimi i Financave (UDHËZIMI)
Pritja për hyrjen në fuqi të rivlerësimit të radhës së pasurive të paluajtëshme ka përfundur. Sot ka dalë në fletoren zyrtare udhëzimi që i hap rrugën......
Përfundon mbledhja e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut/ PS: Mjafton masa e pezullimit
Këshilli i Mandateve është mbledhur sot në orën 10:00 për të diskutuar kërkesën e SPAK për marrjen e autorizimit për arrestimin e zv.kryeministres Belinda......
Zanati i bukëbërësit po zhduket - Shoqata “sytë” nga shteti për të shpëtuar sektorin
Në mes të mungesës së fuqisë punëtore në tërësi, tashmë edhe furrat e bukës kanë mungesë të bërësve, duke e konsideruar si zanat në zhdukje. Shopqata e......
Sa noterë për frymë kemi në Shqipëri? Shpërndarja sipas qarqeve. Tirana, Durrësi dhe Vlora kryesojnë
Në Shqipëri, noterët janë pjesë thelbësore e sistemit ligjor dhe ekonomik, duke ofruar shërbime të tilla si kontratat, regjistrimet dhe certifikatat ligjore.......
Konsumatorët britanikë rritën shpenzimet - Me ritmin më të shpejtë në gati 4 vjet
Vëllimet e shitjeve me pakicë në Britani u rritën në janar me ritmin më të shpejtë vjetor në gati katër vjet, sipas të dhënave zyrtare që sugjerojnë se......
Ibrahimaj dhe Malaj takim zyrtar ndërmjet përfaqësuesve të dy ministrive për forcimin e bashkëpunimit ekonomik Shqipëri–Poloni
Një delegacion i nivelit të lartë nga Shqipëria zhvilloi një takim zyrtar me përfaqësues të Ministrisë së Financave të Polonisë, me fokus forcimin e......
Mallra me vlerë mbi 430 euro në valixhe, detyrim për deklarim - Cilat janë rregullat e taksimit për udhëtarët që hyjnë në Shqipëri?
Me shtimin e fluksit të lëvizjeve gjatë periudhës së pranverës dhe verës, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave informon udhëtarët që hyjnë në Shqipëri mbi......


