Rama: Shqipëria hap zyrtarisht fazën e mbylljes së negociatave për anëtarësimin në BE
Kryeministri Rama e cilësoi fazën e mbylljes së kapitujve të negociatave me BE, si momentin më të rëndësishëm për Shqipërinë. Ai theksoi se vendi ka hyrë në etapën e fundit drejt anëtarësimit të plotë. Në podkastin “FLASIM”, Rama tha se po avancom procesi i integrimit dhe pritet përfundimi i negociatave deri në fund të vitit 2027.
''Javën që lamë pas, pikërisht më 26 maj, si për një ironi apo buzëqeshje të fatit, 30 vjet pas 26 majit të dhunës, të përgjakjes së opozitës, të grabitjes së votave dhe të vulosjes së një sundimi autokratik me tipare diktatoriale në Shqipëri, erdhëm në ditën kur Shqipëria hyri në fazën e re dhe të fundit të rrugëtimit të saj europian, duke mbyllur fazën e çeljes së kapitujve të negociatave dhe duke hapur fazën e mbylljes së tyre.
Pra, më 26 maj, Shqipëria u ngjit në pikën më të lartë ndonjëherë në këtë të përpjetë të mundimshme historike dhe tanimë maja ku do të ngjitemi së bashku dhe do të vendosim flamurin kuqezi të Ismail Qemalit dhe të Gjergj Kastriotit, duke i dhënë kuptim dhe duke i dhënë sens të plotë një historie të stërgjatë ëndërrimi për Bashkimin Europian sot, por për atë që ishte hapësira e diellit që lind andej nga perëndon deri dje, është më afër se asnjëherë.
Është një moment jashtëzakonisht kuptimplotë i kësaj rruge drejt anëtarësimit dhe është, në të njëjtën kohë, edhe një certifikim absolut i një pune të palodhur të një kohe të gjatë. Është një moment që sigurisht vjen me shumë satisfaksion, por njëkohësisht vjen edhe me shumë përgjegjësi, pasi ky nuk është thjesht një sukses në rrugën e negociatave dhe kjo nuk është një datë në kalendarin e integrimit, por është një rezultat i transformimeve të thella që vendi ynë ka bërë në dekadën e fundit, i reformave tejet të vështira e sfiduese, i konstatimit se institucionet tanimë janë ngritur, por njëkohësisht edhe i domosdoshmërisë për të konsoliduar shtetin ligjor, për të konsoliduar hapësirën e lirive individuale dhe për të konsoliduar atë që është thelbi, përpjekja për barazi përpara ligjit.
Është domethënëse që Bashkimi Europian konfirmon faktin e përmbushjes së suksesshme të të gjitha detyrave të deritanishme, pikërisht në ato fusha që lidhen me drejtësinë, me luftën kundër korrupsionit dhe me funksionimin e institucioneve demokratike, dhe sa një arsye për të qenë krenarë, aq edhe një arsye për të ndjerë të gjithë peshën e përgjegjësisë në këtë fazë të fundit, e cila nuk është më e lehta, por është më e vështira, për të cilën kemi një kalendar të dakordësuar me Komisionin Europian, që të arrijmë me sukses mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027. Kemi një hapësirë të ndërmjetme në vitin 2028 dhe kemi objektivin madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030'' - tha kryeministri Rama.
THE ESSENCE OF GREEN COAST/ Green Coast, qendra e aktiviteteve verore në Rivierën Shqiptare
Edhe këtë vit, Green Coast do të jetë qendra e aktiviteteve dhe festave në Rivierën Shqiptare. Këtë atmosferë, që do të shoqërojë Green Coast gjatë gjithë......
Ligj i ri për sistemet e inteligjencës artificiale në Shqipëri- Drafti/ Gjoba deri në 1.5 milionë euro, afat përshtatje 1-2 vjet për subjektet
Zhvillimi i shpejtë i sistemeve të inteligjencës artificiale në Shqipëri ka krijuar nevojën për një kuadër të posaçëm ligjor që garanton përdorimin e sigurt,......
250 milionë lekë kompensim për karburantin/ Transporti publik, afat për aplikimet deri më 1 Gusht
Shoqëritë e transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës përfitojnë kompensim financiar në masën 50 lekë për litër karburanti për konsumet e realizuara......
Nga dronët tek siguria kibernetike/ Qeveria përditëson listën e teknologjive sensitive
Shqipëria ka përditësuar listën e mallrave dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë, duke forcuar kontrollin mbi produkte që mund të përdoren si për qëllime......
Korça “pushtohet” nga francezët/ E quajnë “Parisi i vogël’’ me potencial të madh
Korça dhe rrethinat e saj po përjetojnë boom turistësh të huaj, kryesisht nga Evropa. Në rrugët e qytetit është pamje e zakonshme të shohësh grupe të mëdha......
Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve- Nafta shkon 185 lekë/litër
Bordi i Transparencës në mbledhjen e radhës përcaktoi çmimet e reja tavan për tregtimin e nënprodukteve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi sot, në orën......
Rrugët kryesojnë investimet infrastrukturore/ Punimet inxhinierike zenë rreth 28% të vlerës së përgjithshme të lejeve të ndërtimit
Investimet në infrastrukturë vijojnë të mbajnë një peshë të konsiderueshme në sektorin e ndërtimit. Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e parë të vitit......
''Paketa e Maleve'', Fieri e Gjirokastra shpallin 17 zona për investime/ Synim, mbështetja e zhvillimit ekonomik, industrial e turistik
Bashkitë Gjirokastër dhe Fier kanë shpallur “Zonat me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”, në kuadër të zbatimit të ligjit “Për paketën e......



