Sa fëmijë kanë lindur në vitin 2020 në Europë? - Në vendin tonë shkalla e lindshmërisë për grua ishte 1.33
Në vitin 2020, 4.07 milionë foshnja lindën në BE, duke vazhduar një prirje rënëse që filloi në vitin 2008 kur lindën 4.68 milionë fëmijë në BE.
Norma totale e lindshmërisë ishte 1.50 lindje për grua në BE në vitin 2020, një rënie e vogël nga kulmi i fundit në 2016 (1.57), por gjithsesi një rritje krahasuar me 2001 (1.43). Shkalla më e lartë e lindshmërisë totale që nga fillimi i serive kohore të krahasueshme ishte 1.57 në 2008, 2010 dhe 2016. Në vitet ndërmjet, ajo luhatet midis 1.51 dhe 1.57.
Ndërkohë në vendin tonë shkalla e lindshmërisë për grua ishte 1.33
Ky informacion vjen nga të dhënat mbi lindshmërinë të publikuara nga Eurostat .
Shkalla e lindshmërisë më e lartë në Francë
Në vitin 2020, shteti anëtar i BE-së me shkallën më të lartë të lindshmërisë totale ishte Franca (1.83 lindje për grua), e ndjekur nga Rumania (1.80), Çekia (1.71) dhe Danimarka (1.68).
Në të kundërt, normat më të ulëta të lindshmërisë u vunë re në Maltë (1.13 lindje për grua), Spanjë (1.19) dhe Itali (1.24).
Rritet përqindja e lindjeve nga nënat e lindura jashtë vendit
Përqindja e fëmijëve të lindur nga nëna të lindura jashtë vendit si nga shtetet e tjera anëtare të BE-së ashtu edhe nga vendet jo anëtare të BE-së është rritur në BE që nga viti 2013 (nga kur disponohen të dhëna të krahasueshme). Në vitin 2020, pjesa ishte 21%.
Përqindja e fëmijëve të lindur nga nëna të huaja ndryshon ndjeshëm midis Shteteve Anëtare: në vitin 2020, 64% e fëmijëve të lindur në Luksemburg ishin nga nëna të lindura jashtë vendit, ndërsa në Qipro pjesa ishte 39%. Në Austri, Maltë dhe Belgjikë, përqindja ishte rreth një e treta.
Në anën tjetër të shkallës, nëntë vende kishin më pak se 10% të fëmijëve të lindur nga nëna të lindura jashtë vendit, me përqindjet më të ulëta të regjistruara në Bullgari, Sllovaki (të dyja 2%) dhe Lituani (3%).
SCAN
Sondazh

Pse rrotat e trenave hekurudhore kanë një formë të çuditshme?
Herën tjetër që një metro ose tren udhëtarësh të futet në një stacion, hidhini një vështrim më të afërt rrotave të tij të mëdha metalike. Do të vini re se në......

“Legjendat e investimit” - Warren Buffett thotë se inflacioni ‘i mashtron pothuajse të gjithë'
Kryetari i Berkshire Hathaway, Warren Buffett të shtunën vendosi para të reja pas Activision dhe Chevron dhe bëri kritika të ashpra kundër spekulimeve në......

“SHBA qëndron fort me Ukrainën" - Ligjvënësja e lartë amerikane Nancy Pelosi takohet me Zelenskyy në Ukrainë
Një ligjvënës i lartë amerikan kryesoi një delegacion të Kongresit në Ukrainë për t'u takuar me presidentin e vendit përpara bisedimeve në Poloni. Kryetarja e......

Lëvizja e radhës për të menaxhuar ekonominë/ Banka qendrore e Rusisë ul normën bazë të interesit në 14%
Banka qendrore e Rusisë uli normën bazë të interesit në 14% në një lëvizje më të mprehtë se sa pritej dhe tha se ka hapësirë për të ulur më tej normat këtë......

Më pak prodhim gruri në BE! Por, eksportet do të jenë në nivele rekord
Komisioni Europian uli parashikimin për prodhimin e grurit të Bashkimit Europian për sezonin 2022/23, por ruajti parashikimin për eksporte rekord pasi lufta ka......

Rritet rezerva e gazit në Gjermani! Me 25% më shumë për sezonin dimëror 2022/23
Rregullatori i energjisë në Gjermani ka kërkuar më shumë kapacitete për të qenë gati në dimrin e ardhshëm për të mbrojtur konsumatorët nga një rënie e mundshme......

Danimarka ndalon vaksinimin Covid-19! Autoriteti Shëndetësor: Virusi tani është nën kontroll. Mund të vaksinohen ata që dëshirojnë
Danimarka është bërë vendi i parë në botë që ka ndaluar programin e saj të vaksinimit kundër Covid, duke thënë se virusi tani është nën kontroll. "Pranvera ka......

Turizmi dhe IT, degët më të kërkuara nga bizneset. Ibrahimaj: Do ridimensionojmë arsimin profesional
Qeveria do të nisë një reformë për ridimensionimin e arsimit prrofesional në mënyrë që oferta e të rinjve të kualifikuar të jetë në përputhje me kërkesën, e......